Arkivi Shtetëror i Republikës së Maqedonisë së Veriut (ASHRMV) më 1 prill feston 70 vjetorin e tij. Akademia solemne me rastin e përvjetorit të themelimit do të mbahet më 1 prill në IK ’’Muzeu i luftës maqedonase’’.
Në këtë ngjarje do të drejtohet përkrahësi i ngjarjes, kryeministri Zoran Zaev, si dhe drejtori i Arkivit Shtetëror dr. Emil Krsteski, ndërsa Dejvid Friker, kryetari i Këshillit ndërkombëtar të Arkivave dhe drejtor i arkivit kombëtar të Australisë do të drejtohet përmes një video mesazhi.
Duke pasur parasysh kushtet në të cilat gjendemi, ky jubile do të festohet në mënyrë modeste, por konsiderojmë që është me rëndësi të veçantë që jubile të tillë ti shfrytëzojmë që edhe njëherë ta potencojmë rëndësinë e jashtëzakonshme të Arkivave dhe të punonjësve arkivor, si në vendin tonë ashtu edhe ne të gjithë botën.
Me rastin e këtij jubileu, do të promovohet monografia ’’Vula e kohës – 70 vjet Arkivi Shtetëror (1951-2021)’’ në të cilën do të paraqitet zhvillimi historik i Arkivit Shtetëror, përmes fotografive dhe dokumenteve më të rëndësishme me të cilat disponon Arkivi, dhe do të promovohet edhe përmbëledhja ’’Njerëzit e parë të Arkivit Shtetëror (1951-2021)’’. Pas përfundimit të pjesës zyrtare të ngjarjes, mysafirët do të mund të shohin ekspozitën ’’Komuna e Qytetit të Shkupit’’ kushtuar kryetarëve të qytetit të Shkupit.