H.E.-Andrea-Silvestri-03.10.2021-1

AMBASADORI ITALIAN NË VIZITË NË ARKIVIN SHTETËROR

           Drejtori i Arkivit shtetëror dr. Emil Krsteski, më 03.11.2021 realizoi takim me ambasadorin e Republikës së Italisë, N.T. z. Andrea Silvestri. Rasti i këtij takimi është Marrëveshja e bashkëpunimit e nënshkruar së fundmi me Drejtorinë e përgjithshme të Arkivave shtetërore të Republikës së Italisë i cili i referohet bashkëpunimit midis arkivave të dy vendeve në fushën e mbrojtjes, kërkimit dhe shkëmbimit të materialit arkivorë me interes për të dyja palët,si dhe mundësia e bashkëpunimit në projekte të përbashkëta (ekspozita, koleksione dokumentesh etj.) dhe shkëmbimi i përvojave në fushën e konservimit dhe digjitalizimit të materialit arkivorë.

H.E. Andrea Silvestri 3 November 2021

          Në takim, ambasadori Silvestri shprehu kënaqësinë e tij për arritjen e këtij bashkëpunimi dhe e njoftoi dr. Emil Krsteski për mundësinë e arritjen e bashkëpunimit në kuadër të shënimit të 30- vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Italisë.

H.E. Silvestri 3rd of November 2021

Dr. Emil Krsteski i dhuroi ambasadorit një kopje të Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Arkivit shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Drejtorisë së përgjithshme të Arkivave shtetërore në Republikën e Italisë dhe e informoi ambasadorin për propozimet konkrete për realizimin e kësaj marrëveshjeje në të ardhmen, e cila do të përfshijë shkëmbimin e studiuesve dhe shkëmbimin e kopjeve të digjitalizuara të materialit arkivor që lidhet me historinë e të dy vendeve.

H.E. Andrea Silvestri 03.10.2021 1

Postimet e fundit