277442116_284291617195748_5163761435754608917_n-1

Bashkëpunimi me USAID-in në procesin e digjitalizimit

‘‘Po hapen dyert për bashkëpunim afatgjatë mes Arkivit Shtetëror dhe Fondacionit amerikan USAID, në lidhje me nevojat për zbatim të qëndrueshëm të procesit të digjitalizimit të dokumenteve dhe materialeve arkivore në Arkivin Shtetëror,,- theksoi drejtori, dr.Emil Ksteski pas takimit me përfaqësuesin e USAID-it, z. Benxhamin Alen.

Në bashkëbisedimin që patën, u diskutua në shumë sfera rreth bashkëpunimit, ku morën pjesë edhe kryetarja e Transparency International Dr. Slagjana Taseva dhe këshilltarja shtetërore e Arkivit Shtetëror, Emilija Rop.

Në takim u diskutua për themelet fillestare mbi të cilat bazohen komponentët e programit të ardhshëm të USAID/Maqedoni, i cili duhet të zbatohet në pesë vitet e ardhshme, për aktivitetet në lidhje me digjitalizimin dhe në përgjithësi për përmirësimin e qëndrueshëm të kushteve në sferën e punës arkivore dhe të procedurave administrative.

usaid sredba 26.9.2022

Postimet e fundit