Arhivist_korica-2025_predna

Revista “Arkivisti Maqedonas”, numri i dyfishtë 37–38, e disponueshme për lexuesit

Arkivi Shtetëror publikoi numrin më të ri të dyfishtë të revistës “Arkivisti Maqedonas”, e cila është një revistë profesionale në fushën e arkivistikës në vend. Edhe ky numër i dyfishtë paraqet tekste profesionale nga fusha e historisë dhe arkivistikës, si dhe kontribute e materiale të ndryshme, ndër të cilat edhe shkrime mbi aktivitetet e Arkivit Shtetëror gjatë vitit 2025. Në këtë botim, lexuesit do të kenë mundësinë të njihen me punime nga emra të dëshmuar të shkencës historike dhe arkivistikës, si dhe nga studiues premtues. Historia e revizionit shtetëror në Maqedoni, Shkupi dhe spiritualiteti islam, marrëdhëniet maqedonaso-amerikane në shekullin e kaluar, vizitat sulltanore në Maqedoni, gazeta “Makedonka”, migrimet dhe dokumentet, shembuj nga edukimi arkivor, si dhe rregullimi i fondeve arkivore janë vetëm disa nga temat e trajtuara, të dedikuara për lexuesit.

Numri i dyfishtë së shpejti do të mund të sigurohet në ambientet e Arkivit Shtetëror.

Arhivist korica 2025 predna 1

Postimet e fundit