QASJE DHE SHFRYTËZIM TË MATERIALIT ARKIVOR NË ARKIVIN SHTETËROR TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT
Qëllimi kryesor i Arkivit shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut është që materialin arkivor që e ruan, ta vë në dispozicion për publikun.
Materiali arkivor me të cilin disponon Arkivi shtetëror është i disponueshëm për shfrytëzim dhe ai mund të shfrytëzohet për nevojat e hulumtuesve shkencorë, poseduesve të materialit arkivor dhe për nevojat e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Shfrytëzuesit mund të shfrytëzojnë materialin arkivor dhe të bibliotekës vetëm në Leximore të arkivit. E njëjta është e hapur çdo ditë nga ora 09:00 deri në ora 14:00.
Për informim më të mirë, ju rekomandojmë të i shfrytëzoni mjetet shkencoro-informative për fondet arkivore dhe materialin arkivor me të cilin disponon Arkivi shtetëror i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Mjetet e tilla informative janë:
- Udhëzues përmes fondeve dhe përmbledhjeve arkivore të Arkivit shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
- Mjete shkencoro-informative për fonde dhe përmbledhje të ndara arkivore (inventar analitik, regeste, udhëzues për material arkivor të mikrofilmuar etj.).
LËSHIM TË Çertifikatave ME KARAKTER PRONËSORO-JURIDIK
PËRSHKRIM I SHËRBIMIT
Arkivi shtetëror i Republikës së Maqedonisë së Veriut është organizatë drejtuese e cila punon sipas Ligjit për material arkivor (Gazeta Zyrtare nr. 95 nga 26.07.2012) dhe është depo e dokumentacionit të krijuar nga organet shtetërore, ndërmarrjeve dhe personave të tjerë juridik dhe fizik.
Për shkak të interesit të madh që e shkaktoi hyrja në fuqi e Ligjit për denacionalizim (Gazeta Zyrtare e RMV nr. 43/2000), i cili mundësoi që qytetarët të rikthejnë pronën e tyre të konfiskuar dhe për nevojat e Maqedonisë së Veriut, lëshon pjesë nga aktet e shpronësimit, kopje nga listat e parcelave për reforma agrare, pjesë nga vendimet për marrje të tokës ndërtimore të pandërtuar, vendime për nacionalizim të bagëtive, vendime për nacionalizim të ndërmarrjeve të mëdha, çertifikatë nga librat e tapive, çertifikata nga kontratat e notarizuara për shitblerje, kopje nga lejet ndërtimore etj.
LLOJET E DOKUMENTEVE QË I LËSHON ARKIVI SHTETËROR I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT
- Çertifikata
- Kopje të vërtetuara nga dokumentacioni origjinal
ÇKA ËSHTË ÇERTIFIKATË?
Sipas Ligjit për procedurë të përgjithshme administrative, Çertifikatë është çdo dokument i shkruar, me të cilin vërtetohet fakt i caktuar i cili ka ndikim të rëndësishëm për realizimin e ndonjë të drejte ose detyrimi të caktuar të qytetarëve ose personave juridik.
ÇKA ËSHTË KOPJE E VËRIFIKUAR?
Kopje e verifikuar nga dokumentacioni origjinal është material arkivor (dokumentacion) i riprodhuar, e cila sipas kërkesave me karakter pronësoro-juridik lëshohet ekskluzivisht si dokument i vërtetuar i stampuar me shtambil, dy nënshkrime, vulë dhe numër regjistri.
ÇKA KRYEN ARKIVI SHTETËROR?
Në Arkivin shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut ekzistojnë lloje të ndryshme të dokumenteve me karakter pronësoro-juridik, të cilët janë të sjellura në përputhje me kompetencat e tyre nga organe të ndryshme shtetërore.
Arkivi shtetëror kryen inspektim në dokumentacionin ekzistues dhe faktet e përcaktuara nga ai i lëshon në formë të:
- Çertifikatë, e cila verifikohet me nënshkrim dhe vulë
- Kopje të verifikuar, e cila vërtetohet me shtambil, dy nënshkrime, vulë dhe numër regjistri.
Çertifikatat dhe kopjet e verifikuara të dhëna në këtë mënyrë, mund të shfrytëzohen për realizimin e të drejtave të caktuara të personave fizik ose juridik para organeve gjyqësore edhe shtetërore kompetente për zgjedhjen e lëndëve të karakterit pronësoro-juridik.
KUSH MUND TË PARASHTROJË KËRKESË?
Çdo person fizik ose juridik të cilit i referohet dokumenti.
Në përjashtim, mund të parashtrojë kërkesë edhe person i huaj, juridik ose fizik të cilit me ligj të veçantë (lex specialis) i është mundësuar të shfrytëzojë të drejtë të caktuar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
ÇKA DUHET TË PARASHTROJË?
Formular i plotësuar nga kërkesa, me taksë administrative prej 50,00 denarë (në përputhje me Ligjin për taksa administrative), në të cilën i shënon të gjitha karakteristikat e pronës (për gjetjen më të lehtë të dokumentit):
- Llojin e pronës i cili është konfiskuar me dhunë;
- Pronarin e atëhershëm nga i cili prona është konfiskuar me dhunë;
- Baza e aktit të dhunshëm me të cilin është konfiskuar prona;
- Organi i cili e ka sjellur atë akt për konfiskim me dhunë;
- Koha kur është kryer konfiskimi;
- Kopje (Kseroskop) të dokumenteve (nëse parashtruesi i kërkesës i posedon) që janë me lidhje më të afërt me pronën e konfiskuar (tapi, kontrata shitblerje, leje ndërtimore, lista poseduese, gjykime, proçesverbale/listat të pasurisë së luhatshme të konfiskuar me dhunë etj.)
KU PARASHTROHET FORMULARI I PLOTËSUAR?
Formulari i plotësuar saktësisht nga kërkesat për punë pronësoro-juridike parashtrohet në arkivin e Arkivit shtetëror ku kërkesa regjistrohet në regjistrin e të dhënave dhe parashtruesit të kërkesës i jepet vërtetim për pranim të kërkesës me të dhënat për numrin e regjistrimin nën të cilin është regjistruar kërkesa, data kur kërkesa është e regjistruar dhe kontakt telefoni në të cilin pala mund të informohet nëse kërkesa është zgjidhur në afatin ligjor.
SA KOHË DUHET PRITUR PËR PËRGJIGJE NDAJ KËRKESËS?
Afati standard për dorëzim të përgjigjeve ndaj kërkesave të parashtruara në fushën e punëve pronësoro-juridike është 10 (dhjetë) ditë nga dita e paraqitjes së kërkesës.
SA PAGUHET SHËRBIMI?
Arkivi shtetëror i Republikës së Maqedonisë së Veriut, shërbimin e paguan në shumë të harxhimeve reale, të definuara me Çmimoren e Arkivit shtetëror edhe atë:
- për Çertifikatë paguhet 300,00 denarë;
- për Kopje të vërtetuar paguhet 200,00 denarë
SI BËHET PAGESA E SHËRBIMIT?
Pagesa e shërbimit dhe taksa administrative bëhet me fletpagesë pp50.
2. LËSHIM TË DOKUMENTEVE PËR PËRVOJË PUNE
PËRSHKRIM I SHËRBIMIT
Lëshimi i çertifikatave dhe/ose kopjeve të vërtetuara nga dokumentacioni i cili e vërteton përvojën e punës së kërkuesit.
ÇKA ËSHTË ÇERTIFIKATË?
Sipas Ligjit për procedurë të përgjithshme administrative, Çertifikatë është çdo dokument i shkruar, me të cilin vërtetohet fakt i caktuar i cili ka ndikim të rëndësishëm për realizimin e ndonjë të drejte ose detyrimi të caktuar të qytetarëve ose personave juridik.
ÇKA ËSHTË KOPJE E VËRIFIKUAR?
Kopje e verifikuar nga dokumentacioni origjinal është material arkivor (dokumentacion) i riprodhuar, e cila sipas kërkesave me karakter pronësoro-juridik lëshohet ekskluzivisht si dokument i vërtetuar i stampuar me shtambil, dy nënshkrime, vulë dhe numër regjistri.
ÇKA KRYEN ARKIVI SHTETËROR?
Në Arkivin shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut në sasi më të vogël ekzistojnë lloje të ndryshme të dokumenteve për realizimin e disa të drejtave në fushën e sigurimit pensional dhe invalidor, të cilat janë të sjellura në përputhje me kompetencat e tyre nga organe dhe organizata të ndryshme pas mbarimit me punë edhe atë:
- Lista të pagave (lista pagesore);
- Kartona të punës;
- Formularët M1, M2, M4, M8 dhe të tjera.
Arkivi shtetëror kryen inspektim të dokumentacionit ekzistues dhe faktet e përcaktuara nga ai i lëshon në formë të:
- Çertifikatë, e cila verifikohet me nënshkrim dhe vulë
- Kopje të verifikuar, e cila vërtetohet me shtambil, dy nënshkrime, vulë dhe numër regjistri.