HISTORIATI I ARKIVIT SHTETËROR TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

Arkivi shtetëror i Republikës së Maqedonisë së Veriut është formuar në vitin 1951. Nga viti 1926 deri në vitin 1941 Arkivi shtetëror ka funksionuar nën udhëheqje të Arkivit shtetëror të Sërbisë nga Beogradi. Nevoja për mbledhjen dhe ruajtjen e materialit arkivor doli në dritë përderisa ende zgjaste Lufta e Dytë Botërore, ku më 3 Maj të vitit 1945, Ministria e Arsimit Popullor e bëri të ditur synimin për të krijuar arkivin e Lëvizjes Kombëtaro-çlirimtare të Maqedonisë në kuadër të Bibliotekës kombëtare në Shkup. Kjo iniciativë nuk u realizua për arsye të ndryshme, por menjëherë pas, me vendimin nr. 2543 nga 31 maj të vitit 1946, Ministria e Arsimit Popullor e RP të Maqedonisë formoi komision për grumbullimin e materialit arkivore. Komisioni ka zhvilluar aktivitete në angazhimin e punonjësve të arsimit për të kryer detyrat rreth inicimit dhe mbledhjes së materialit arkivore. Kjo mënyrë e punës nuk mund të jepte fryt. Në këtë veprimtari në vitet 1946 - 1947, në mënyrë aktive do të afrohet i sapoformuari Fakulteti Filozofik dhe Instituti për Histori Nacionale.

Në vitin 1949 pranë Komitetit qendror të Partisë Komuniste të Maqedonisë u formua Arkivi historik me detyrë të përzgjedhet dhe përpunohet materiali arkivor dhe memoar në lidhje me lëvizjen e punëtorëve. Luftën Kombëtaro-çlirimtare dhe Partinë Komuniste të Maqedonisë. Fondet që u ruajtën në këtë arkiv sot janë në depot e Arkivit të Maqedonisë.

Miratimi i ligjit të përgjithshëm për Arkivat shtetërore në Jugosllavi në vitin 1950, ishte baza që më 6 janar të vitit 1951 Kuvendit kombëtare e RP së Maqedonisë të miratojë Ligjin për Arkivet shtetërore me të cilin ishte vendosur edhe krijimi i Arkivit të Maqedonisë (atëherë Arkivi shtetëror i RP të Maqedonisë).

Akti i parë normativ në Republikën e Maqedonisë në fushën e legjislacionit arkivor, jo vetëm që e vendosi krijimin e Arkivit të Maqedonisë, por edhe përcaktoi formimin e disa arkivave rajonale dhe arkive në përbërje të saj, me qëllim që sa më intenzivisht të mbledhet, ruhet, mbrohet dhe përpunohet materiali arkivor i cili krijohet në institucionet e shtetit të ri, kurse edhe më shumë të angazhohen në mbledhjen dhe mbrojtjet e materialit arkivor i cili do të shërbejë për të studiuar historinë e popullit të maqedonisë. Në periudhën nga vitit 1953 deri në vitin 1960 u formuan dhe filluan me punë edhe nëntë arkive historike rajonale të cilat në vitin 1990 me ligjin e ri të materialit arkivore hyn në përbërjen e Arkivit të Maqedonisë si njësi rajonale, përkatësisht: Manastir, Kumanovë, Ohër, Prilep, Shkup, Strumicë, Tetovë, Veles dhe Shtip.

Menjëherë pas krijimit të tij, Arkivi shtetëror i Republikës së Maqedonisë filloi me krijimin e rrjetit të institucioneve arkivore në të gjithë Republikën e Maqedonisë. Para së gjithash, ata janë qendra arkivore pranë Muzeve Kombëtare dhe pastaj ata transformohen në institucione të pavarura. Nga viti 1990 bëhet integrimi i shërbimit arkivor në Maqedoni ku institucionet e pavarura arkivore në të gjithë Republikën bëhen njësi rajonale.

Ndërtesa e re e ndërtuar me qëllim është vënë në përdorim që nga viti 1969.

Bashkëpunimi bilateral, hulumtimi dhe publikimi janë të organizuara vetëm në pjesën qëndrore të Arkivit. Në përbërjen e tij, Arkivi shtetëror i Republikës së Maqedonisë së Veriut ka laborator për konservim dhe restaurim, dhe një laborator për mikrofilmim.

Pjesa qendrore e Arkivit shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut ka kompetenca mbi krijuesit dhe poseduesit e materialit arkivor të rangut republikan.

ZHVILLIMI I LEGJISLACIONIT ARKIVOR NË MAQEDONI

Paralelisht me ngritjen e Repubikës së Maqedonisë është ngritur edhe shërbimi arkivor dhe legjislacioni arkivor. Në periudhën e viteve 1945-1971, ligji mbi arkivin federal ka mbizotëruar mbi atë republikan. Rregullorja më e rëndësishme është Ligji i Arkivave shtetërore i vitit 1951, në bazë të të cilit formohen Arkivi shtetëror i RP së Maqedonisë dhe 9 arkivat e rajonale. Në vitin 1965 u miratua Ligji për materialet arkivore dhe arkivat, sipas të cilit Arkivi shtetëror riemërohet në Arkivi i Maqedonisë, ndërsa arkivat rajonale në arkivat historike (ndërkomunale). Me këtë rregullore janë të rregulluara mirë çështjet: detyrimet e poseduesve; kompetencat e arkiveve; dorëzimi, blerja dhe shfrytëzimi i materialit arkivor etj. Në vitin 1968 dhe 1975 janë miratuar dy udhëzime, me të cilat ndjeshëm u përmirësua praktika e përzgjedhjes dhe evidentimit të materialit arkivor tek poseduesit.

Në vitin 1973, u miratua ligji për veprimtari arkivore. Me këtë u zhvillua në tërësi, legjislacioni arkivor i cili merr karakter evropian. Në baze të Ligjit, në vitin 1977 u miratua Rregullorja dhe Udhëzimi për punën në zyrë dhe punën arkivore të poseduesve. Si reflektim i reformave kushtetuese në Jugosllavi dhe në Maqedoni , legjislacioni arkivor i RP së Maqedonisë bëhet tërësisht i pavarur dhe zhvillohet intezivisht.

Paralelisht me pavarësinë e Republikës së Maqedonisë ngritet edhe legjislacioni arkivor modern. Në vitin 1990, është miratuar Ligji për lëndë arkivore (i ndryshuar dhe plotësuar në vitin 1995). Në pajtim me Ligjin, janë bërë ndryshimet në vijim: është përmirësuar statusi i materialit arkivor; Arkivi Shtetëror i Republikës së Maqedonisë transformohet në organizatë e integruar administrative me 9 njësi rajonale, të cilat e humbasin statusin e personit juridik; është krijuar menaxhim i vetëm, financim dhe politikë kadrovike; krijohet inspektoriati arkivor. Poseduesit janë të detyruar të bëjnë përzgjedhjen e rregullt dhe evidentimin e materialit arkivor dhe në gjendje të tillë t’ia dorëzojnë arkivit. Afatet e përgjithshme për dorëzim dhe disponueshmëri të materialit janë 20 vjet pas krijimit. Me këtë Republika e Maqedonisë së Veruit rradhitet në mes vendeve më liberale.

Në bazë të Ligjit, në periudhën e viteve 1996-2005 u miratuan disa rregullore dhe udhëzues, me të cilat rregullohen këto çështje: puna në zyrë dhe puna arkivore e poseduesve; mbrojtja e materialit në gjendje lufte dhe gjendje të jashtëzakonshme i dhe metodologjia e punës profesionale në njësintë organizative të Arkivit etj.

Karakteristikë themelore e të drejtës arkivore të RMV-së është se përfaqëson sistem normativ të përpunuar dhe rrumbullakosur. Legjislacioni arkivor ndjeshëm ka ndikuar dhe ndikon në avancimin e praktikës arkivore, si tek poseduesit ashtu edhe tek Arkivi shtetëror. Ai sot i ndjek prirjet botërore, veçanërisht në lidhje me standardet ndërkombëtare arkivore dhe dokumentet elektronike.