Bashkëpunim ndërkombëtar dhe hulumtim

Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe me qëllim të plotësimit të fondeve arkivore me të cilat disponon Arkivi shtetëror i Republikës së Maqedonisë së Veriut, realizohet aktivitet hulumtues për gjetje, evidentim dhe kopjim të dokumenteve që janë me rëndësi për historinë e popullit maqedonas dhe Maqedonisë, por të cilat janë në pronësi private tek poseduesit në Republikën e Maqedonisë së Veriut ose ruhen në arkivat e huaja.

Për atë qëllim, Arkivi shtetëror i Republikës së Maqedonisë së Veriut që nga pavarësia në vitin 1991 dhe me pranimin e saj si anëtar i barabartë në bashkësinë ndërkombëtare e deri më tani ka lidhur shumë marrëveshje për bashkëpunim me institucione arkivore jashtë vendit.

Me disa insitucione arkivore Arkivi shtetëror i Republikës së Maqedonisë së Veriut ka rinovuar marrëveshjet për bashkëpunim.

Këto Marrëveshje mundësojnë shkëmbim të specialistëve arkivorë, me qëllim shkëmbimin e përvojave për organizimin e punës së arkivave (mbrojtje, përpunim dhe shfrytëzim të materialit arkivore, mikrofilmim, konservim, restaurim, digjitalizim, etj.), realizim të hulumtimeve dhe shkëmbim të kopjeve të materialeve arkivore, shkëmbim të botimeve (përmbledhje të dokumenteve dhe literaturë profesionale – shkencore), organizim të këshillimeve profesionale dhe shkencore dhe ekspozita arkivore, botim të përmbledhjeve të përbashkëta ose individuale të dokumenteve për marrëdhëniet historike mes palëve kontraktuese, etj.

Në vend hulumtimi kryhet duke angazhuar arkivistë nga Arkivi shtetëror. Me poseduesit e materialit arkivor mbahet korrespondencë, realizohen kontakte personale dhe dakordohen kushtet nën të cilat mund të dorëzohet materiali arkivor në Arkivin shtetëror.

  • Në shtator të vitit 1992 në Montreal – Kanada, Arkivi shtetëror i Republikës së Maqedonisë së Veriut u pranua në këshillin Ndërkombëtar të Arkivave (International Council on Archives - ICA), si anëtar i kategorisë A. Në këshillin Ndërkombëtar të Arkivave ka më shumë se 1400 institucione anëtare nga rreth 190 shtete nga e gjithë bota. Këshilli Ndërkombëtar i Arkivave bashkëpunon me UNESKO dhe organizata tjera ndërkombëtare dhe realizon projekte arkivore të sponsorizuara nga Këshilli i Evropës dhe Bashkimit Evropian;
  • Më 6 dhjetor 2010, Arkivi shtetëror i Republikës së Maqedonisë së Veriut u bë anëtar i ICARUS (International Centre for Archival Research - Qendra Ndërkombëtare për Hulumtim Arkivor), me seli në Vjenë Austri. ICARUS është platformë e përbashkët e Institucioneve arkivore të Evropës Qendrore që mundëson mbështetje reciproke për çështje teknike dhe ka më shumë se 100 anëtarë