STRUKTURA ORGANIZATIVE DHE FUNKSIONALE E ARKIVIT SHTETËROR TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT
Arkivi shtetëror i Republikës së Maqedonisë së Veriut strukturimin e vet organizativo-funksional e krijon sipas natyrës së punëve dhe funksioneve që janë të standartizuara dhe karakteristike për nјë arkiv bashkëkohor. Të tilla janë funksionet në vijim:
- udhëheqje dhe menaxhim me Arkivin;
- kryerje të mbikëqyrjes inspektuese dhe dhënie të ndihmës profesionale në mbrojtje të materialit arkivor që krijohet tek poseduesit;
- mbrojtje të materialit arkivor në Arkiv;
- rregullim dhe përpunim të fondeve dhe materialeve arkivore në Arkiv;
- organizim i një shërbimi për informim, disponueshmëri dhe shfrytëzim të materialit arkivor në sallë leximi të specializuar;
- hulumtim të materialit arkivor në vend the jashtë vendit;
- publikim të materialit arkivor dhe mjeteve shkencoro-informative;
- prezantim dhe popullarizim të materialit arkivor;
- ndërtim të një sistemi të vetëm informativ të ASHRMV;
- organizim i shërbimit të përgjithshëm për çështjet juridike, kadrovike, financiare, të punëve në zyrë-arkivore dhe të sigurisë.
Nga aty dhe struktura organizative e Arkivit shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut rrjedh nga grupimi i funksioneve dhe aktiviteteve të lartpërmendura sipas lidhjeve dhe ngjashmërive të tyre funksionale.
Shkarko: 14. Organogram për ogranizim të brendshëm të ASHMRV
UDHËHEQJA DHE MENAXHIMI ME ARKIVIN SHTETËROR
Arkivi shtetëror i Republikës së Maqedonisë së Veriut ka statusin e një organizate administrative brenda administratës shtetërore të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në vijë vertikale, Arkivi shtetëror është i lidhur drejtpërdrejt me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe asaj i është përgjegjës. Me Arkivin shtetëror udhëheq funksionar shtetëror – drejtor.
Drejtori i ASHRMV-së disponon me autorizime të mëdha në lidhje me përfaqësimin dhe funksionimin e përgjithshëm të ASHRMV-së. Ai është përgjegjës për funksionimin e ASHRMV-së. Drejtori ka zëvendësin e tij.
Për çështje të caktuara dhe profesionale, drejtorit i ndihmon organi këshillues – kolegiumi profesional. Në punën e kolegiumit profesional marrin pjesë udhëheqësit e njësive organizative themelore dhe të brendshme.
Me njësitë themelore udhëheqin udhëheqës të sektorëve. Me njësitë e brendshme organizative udhëheqin udhëheqës të njësive. Me njësitë rajonale të ASHRMV udhëheqin udhëheqës të njësive.
Për shqyrtim të çështjeve me karakter profesionalo-shkencor, në Arkiv ekziston këshill profesionalo-shkencor në të cilin marrin pjesë dhe punonjës profesinal dhe shkencor të cilët nuk janë në marrëdhënie pune me Arkivin.
Njësitë e ASHRMV, me seli në këto qytete: Manastir, Shkup, Prilep, Kumanovë, Veles, Strumicë, Ohër, Shtip dhe Tetovë, nuk kanë statusin e personit juridik dhe përfaqësojnë njësi organizative të dislokuara të Arkivit Shtetëror të cilët kryejnë funksione arkivore në një zone të caktuar territoriale të disa komunave.