Udhëheqësia
DREJTORI

Dr. Emill Krsteski është diplomuar për studime Ndërdisiplinore për Gazetari (fusha politike) në Fakulltetin Juridik në Universitetin '' Shën Kirili dhe Metodi'' në Shkup. Në të njëjtin Univerzitet kreu Master për Politikë Ndërkombëtare dhe fiton titullin shkencor - Doktor i Shkencave Politike.
Nga korriku i vitit 2019 e deri më sot është drejtor i Arkivit Shtetëror.
Nga viti 2017 deri në korrik 2019, ai ka bashkëpunuar si konsulent me disa organizata qeveritare dhe joqeveritare në projekte në fushën e sistemit zgjedhor në RMV, të drejtave të njeriut dhe lirisë së medias.
Në periudhën kohore 2014 - 2016 është kryeredaktor i portalit Text.mk
Nga janari i 2011 deri në shkurt 2014, jeton në Nju Jork ku punon rreth disertacionit dhe rreth projekteve hulumtuese - shkencore.
Nga janari i vitit 1998 deri në janar 2009 ishte këshilltar shtetëror dhe këshilltar i pavarur për marrëdhënie ndërkombëtare në Kabinetin e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.
Një nga themeluesit dhe redaktorët i të përjavshmes '' Puls'' (1990-1997), ndërsa para kësaj ka qenë gazetari politikës së jashtme në ''Nova Makedonija'', në MTV - Shkup dhe në redaksinë maqedonase të agjencisë TANJUG.
Deri më tani ka realizuar qëndrime studimore në: Univerzitetin e Harvardit, Boston (1999), në Kuvendin e NATO-s në Bruksel (1996), në Akademinë për të drejta ndërkombëtare në Hagë (1993), dhe dy here në SHBA me ftesë nga Departamenti i shtetit (1992 dhe 2000), ku mori pjesë në debate me tema të lidhura me politikën e jashtme dhe të sigurisë amerikane dhe me sistemin zgjedhor amerikan.
Mori pjesë në shumë seminare dhe konferenca në sferën e të drejtës ndërkombëtare dhe politikën ndërkombëtare: Konferenca e OSBE në Moskë (1991), Konferenca e KKB për migrime në Vjenë (1992), Seminarin interballkanik në Veliko Trnovo (1993), në seminarin e Institutit për marrëdhënie ndërkombëtare në Luksemburg (1999), në Qendrën evopiane për studime strategjike dhe sigurie “Xhorxh Marshall” në Garmishpartenkirhen (2000,2001 dhe 2007), si dhe në seminare të përkushtuara në sigurinë dhe zhvillimin e marrëdhënieve mes shteteve nga Evropa Juglindore në Athinë (2000, 2002 dhe 2007) dhe në Ankara (2007). Mori pjesë në konferenca në tema “Ndërtimi i së ardhmes së Maqedonisë” në Berlin në vitin 2009 dhe 2013, në organizim të Asociacionit Gjerman për Evropë Juglindore.
Në periudhë prej 2000 – 2004 jetoi në Strazburg, Francë dhe i ndoqi seancat e Parlamentit Evropian.
Ka publikuar tekste për politikën tonë të jashtme dhe për marrëdhëniet ndërkombëtare në gazeta dhe revista vendase dhe të huaja. Është autor i gjashtë librave në fushën e politikës së jashtme dhe marrëdhëniet ndërkombëtare: “Dhjetë vite pas” (2001), “Lidhja e re e Evropës” (2008), “Bashkimi Evropian dhe Mediterrani” (2009), “Masada Maqedonase” (2010), “Amerika nga afër” (2013) dhe “Politika e SHBA-së, Mediterrani dhe Pranvera Arabe” (“Tre”, 2015). Është bashkëautor dhe redaktor i librit: “Financimi i kampanjave politike” (2010).
Ka publikuar edhe përmbledhje tregimesh: “Tre ditë në Paris” (“Ose-Ose”, 2017).
Flet gjuhën angleze dhe gjuhën frënge.
Ai ka një djalë Damjan dhe një vajzë Dena.
CURRICULUM VITAE
z. Emil KRSTESKI, Dr. Shkenca Politike
- Studimet i mbaroi për Gazetari (grupi politik) në Fakultetin Juridik në Shkup, Universiteti Shën Kirili dhe Metodi, kreu Master për Politikë Ndërkombëtare dhe Doktoraturën për Shkenca Politike në të njëjtin Univerzitet.
- Nga korriku 2019 deri në ditët e sotme ai është drejtor i Arkivit Shtetëror;
- 2017-korrik 2019 ai morri pjesë në Projektin me NGO;
- Studimet i mbaroi për Gazetari (grupi politik) në Fakultetin Juridik në Shkup, Universiteti Shën Kirili dhe Metodi, kreu Master për Politikë Ndërkombëtare dhe Doktoraturën për Shkenca Politike në të njëjtin Univerzitet.
- 2014 - 2016 - Kryeredaktor - Portal - Text.mk;
- 2011 - 2014 - Jetoi dhe punoi në New York, USA;
- 2009 - 2010 - Koordinator i Projektit „Kodi Zgjedhor dhe Financimi i Fushatave“, organizuar nga Transparency International, Berlin;
- 1997 - 2009 - Këshilltar Shtetëror dhe Këshilltar për Politikë të Jashtme në Kabinetin e Presidentit të Kuvendit, Republika e Maqedonisë;
- Në periudhën 2000–2004 ai jetoi në Strasburg, Francë dhe mbuloi sesionet e Parlamentit Evropian;
- 1990-1997 - redaktor i Foreign Policy - revista e përjavshme politike PULS;
- 1980-1990 - gazetar në MTV, "Tanjug" dhe "Nova Makedonija".
Botimet e librave:
- "Dhjetë vjet më pas" (2001) - Komente dhe ese të Politikës së Jashtme;
- "Ndërlidhja e Re e Evropës" (2008);
- "BE dhe Mesdheu" (2009);
- "Masada maqedonase", marrëdhëniet Maqedonase-Greke (1991-2010);
- America Up-close (2013);
- Politika e SHBA, Mesdheu dhe Pranvera Arabe (Tri, 2015);
- "Financimi i fushatave politike" (2010) - bashkë-autor dhe redaktor,
- "Tri ditë në Paris" ("Ili-Ili", 2017) - histori trilluese.
Vizitat studimore:
- Universiteti i Harvardit, JKSG, Boston;
- Akademia e së Drejtës Ndërkombëtare, Hagë;
- Asambleja e NATO-s, Bruksel.
Në vitin 1992 ai fitoi një Diplomë si "Ambasador i Vullnetit të Mirë" të Shtetit të Arkansasit në botë.
Gjuhët:
- Anglisht,
- Frëngjisht
Aktivitete më të rëndësishme profesionale:
- 1992 - Pjesëmarrje në Seminarin e KB në Vjenë mbi Zhvillimin dhe Problemet e Migracionit në Evropë dhe Botë.
- Pjesëmarrja në „Zgjedhjet Presidenciale të SHBA 1992“ - programi i USIA, duke vepruar si zëvendës mbikëqyrës në Miami, Florida.
- 1993 - Pjesëmarrja në ligjërata për të Drejtën Ndërkombëtare Publike në Akademinë e Hagës për të Drejtën Ndërkombëtare
- 1993 - Morri pjesë në Shoqatën e Këshillit Britanik në Londër - FCO, Fakulteti i Drejtësisë dhe Instituti Mbretëror i Punëve Ndërkombëtare.
- 1996 - Qëndrim studimor në NAA në Bruksel, duke punuar si asistent hulumtues.
- 1999 - Pjesëmarrje në Seminarin e NATO-s të organizuar nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së në Bruksel, Mons, Munchengladbag, Vjenë, Romë dhe Napoli.
- 1999 - Morri pjesë në një Program Ekzekutiv në Udhëheqjen Ndërkombëtare dhe Zhvillimin Ekonomik në Shkollën e Qeverisë John F. Kennedy, Universiteti i Harvardit, Boston.
- 2000 - Pjesëmarrje në Programin Ndërkombëtar të Vizitorëve të Departamentit të Shtetit të SHBA-së: "Dinamika e Politikës së Jashtme të SHBA - Çështje të Sigurisë".
- 2000 - Pjesëmarrje në leksione mbi Proçesin e Migracionit dhe Reflektimet Politike në Evropë, e organizuar nga Instituti Ndërkombëtar i Luksemburgut.
- 2000, 2002 dhe 2007 - Pjesëmarrje në Forumet e Athinës rreth sigurisë dhe prosperitetit në Evropën Juglindore.
- 2000, 2001 dhe 2007 - Pjesëmarrja në Konferencat e organizuara nga George C. Marshall Canter Evropian për Studime të Sigurisë në Garmisch-Partenkirchen.
- 2007 - Pjesëmarrje në Konferencën Ndërkombëtare "Kundër-mbështetja ideologjike për terrorizmin", Ankara, Turqi.
- 2009 dhe 2013 - Pjesëmarrje në Konferencat: ,,Formësimi i së ardhmes së Maqedonisë”, e organizuar nga Shoqata e Evropës Jug-Lindore, Berlin.
ZËVENDËS DREJTORI

Prof. dr. MUZAFER BISLIMI u lind mё 16 prill tё vitit 1972 nё Haraçinё tё Shkupit, ku edhe në të cilën e kreu shkollёn fillore. Pas mbarimit të arsimit të mesёm nё gjimnazin “Zef Lush Marku” nё Shkup më vitin 1990, regjistrohet në Univerzitetin Filozofik në Shkup, në katedrën e Historisë ku edhe në të cilën diplomon me sukses të lartë më vitin 1995.
Po të njëjtin vit pasi diplomoi regjistrohet në studime pasdiplomike në të njëjtin Univerzitet, në periudhën Osmane.
Prej vitit 1996 punon nё Institutin pёr Histori Nacionale nё Shkup - në njësinë Osmane. Në vitin 1999 i kreu me sukses studimet pasdiplomike dhe e mbrojti masterin me tezën:"Betejat e Skënderbeut me osmanët, me kthim të veçantë të Maqedonisë".
Doktoroi në vitin 2005, me tezën e doktoraturës të dorëzuar në IHN me titull: "Shqiptarët dhe Revolucioni Xhonturk më 1908".
Punon në IHN në Njësinë e periudhës osmane-turke, me titull këshilltar shkencor. I angazhuar edhe në sektorin për studime pasdiplomike dhe doktoratur në IHN, si profesor i rregulltë në lëndët: Historia e Perandorisë Osmane, Historia e Diplomacisë Osmane, Historia e shteteve Ballkanike - Shek. i ri.
Nga 2005-2009 ushtrues i funksionit si kryetar i Komunës së Haraçinës, ku në të cilën u zgjodh në zgjedhjet lokale në vitin 2015.
Nga korriku i 2011 u emërua si këshilltar shtetëror në Ministrinë e Kulturës në Republikën e Maqedonisë.
Nga nëntori 2016 është U.D. zëvendës drejtor në Arkivin Shtetëror të RMV-së.
Gjuhët të cilët i sundon: shqipe, maqedonase, anglisht, frëngjisht, sërbo-kroate, bullgarisht dhe i shfrytëzon edhe gjuhën turke, ruse, gjermane edhe të tjera.
BIBLIOGRAFIA
Monografi:
- Betejat e Skënderbeut me osmanët me kthim të veçantë të Maqedonisë. IHN, Shkup, 2001, 230
- Betejat e Skёnderbeut nё Maqedoni, IHN, Shkup, 2003, 181.
- Republique de Macedoine, Au Coeur des Balkan, Agence a l’information de Republique de Macedoine, (Le part historique), dr. Muzafer Bislimi: “Macedoine dans les siecles”, Shkup.
- Shqiptarët dhe Revolucioni Xhonturk, IHN, Shkup, 2008, 248.
- Shqiptarët dhe Revolucioni i Xhonturk, IHN, Shkup, 2015
- Manastiri i Shёn Naumit 1912-1924, Dokumente, IHN, Shkup, 2015.
- Shën Naumi 1912-1924, Dokumtente IHN, Shkup 2015
- Zajaz (1842/43) Nufus Defteri, ASHRMV, Shkup, 2017
- Zajaz (1842/43), Regjistër i popullsisё, ASHRMV, Shkup, 2017.
- Raporte sekrete ushtarake serbe pёr Komitetin e Kosovёs, 1924-1941, ASHRMV, Shkup, 2017.
- Dokumente konfidenciale të Shërbimit Sekret Sërb për Komitetin e Kosovës 1924- 1941, ASHRMV, Shkup, 2017.
Punime shkencore:
- Marrëdhëniet e Skënderbeut me Venedikun, gjatë kryengritjes kundër sundimit osman ( 1442 - 1468), GINI 44/2, Shkup, 2000, 109-117
- Raporte të konsujt austro-hungarez nga Maqedonia për klubet shqiptare në Maqedoni, GINI, 46/1, Shkup, 2002, 129-139.
- Peoples of the Balkans on Scanderbeg and his Uprising, Hi-story magazine, issue 1, Skopje, june, 2003.
- Projekti për ndërtimin e hekurudhës Ballkanike nga Ismail Qemal- bej Vlorë, GINI / 1-2, Shkup , 2004, 259-269
- Balkan peoples about Scanderbeg and his Uprising against Ottoman Empire, Acta Studia Albanica, Tirana, 1/2005, 93-100.
- Kryengritja e Skёnderbeut nё Krahinёn e Dibrёs, Skёnderbeu dhe Dibra, Shkup, 2005, 153-183.
- Svetigradi, lokalizimi, kronologjia dhe pushtimi nga ana e Osmanlinjёve, Gjergj Kastriot Skёnderbeu (1405-1468), 600 vjetori i lindjes, IHN, Shkup, 2006, 41-49.
- Svetigrad, lokalizimi, kronologjia dhe pushtimi nga osmanët, Gjergj Kastriot Skënderbeg ( 1405 - 1468), 600 vjet nga lindja e tij, IHN, Shkup, 2006, 45-55.
- Problematika e lokalizimit tё Svetigradit, Simpoziumi, 600 vjetori i lindjes sё Skenderbeut, Tiranё, dhjetor, 2005.
- Shqiptarët dhe Revolucioni Xhonturk, Simpozium" 100 vite nga Revolucioni Xhonturk, MANU, Shkup, 2008.
- Një dokument i besueshëm nga përfaqësuesit serb në Cetinje Jovan M. Jovanoviq nga 9 maj 1908 për marrëdhëniet ndërmjet shqiptarëve dhe Xhonturqve dhe për gjendjen në Shqipëri, GINI, Shkup, 52, 1-2, 2008, 131-141.
- Zgjedhjet parlamentare tё vitit 1908 nё Perёndorinё Osmane dhe pjesëmarrja e shqiptarёve, Simpoziumi “Kosova nё dokumentet arkivore osmane”, Prishtinё, 2009.
- “Lidhja shqiptare e Prizrenit nё rrugёtimin shekullor shqiptar”, Tryeza mbarё-kombëtare “Kuptimi politiko-ushtarak i Lidhjes sё Prizrenit”, Prizren, 10.06.2009.
- “Shtypi patriotik shqiptar mbi Kongresin e Dibrёs tё vitit 1909”, Simpoziumi “100 vjet-Kongresi i Dibrёs”, Dibёr, 23-24 korrik 2009.
- “Historiografia Serbe mbi shqiptarёt – fundi i shek. XIX fillimi i shek. XX, USHT, Seminari i III-tё Albanologjik, Sesioni historik, Shkup, 2009, 321-329.
- Njё raport i besueshëm i konsulit serb nё Cetinjё, Jovan M. Jovanoviq nga 9 maji i vitit 1908 lidhur me situatёn nё Shqipёri dhe marrёdhёniet mes Shqiptarёve dhe Xhonturqve, Studime Historike, 3-4, Tirane, 2009, 367-381.
- Letёr e Ismail Qemal Beut dёrguar z. Edvard Grej (pranuar mё 3 korrik), Studime Historike, 3-4, Tiranё, 2009, 367-381.
- “Çёshtja e Manastirit tё Shёn Naumit-Mendimi Konsultues i Gjykatёs sё Pёrhershme tё Drejtёsisё nё Hagё, 4 shtator 1924”, Studime Historike, 1-2, Tiranё, 2010.
- “Dokumente Amerikane-Raporte tё Legatёs sё SHBA-ve nga Beogradi e Tirana lidhur me Marrёveshjen shqiptaro-serbe tё vitit 1925, pёr Shёn Naumin, Studime Historike, 3-4, Tiranё, 2010.
- Manastiri – Qendёr e Lёvizjes Kombёtare Shqiptare, Tribunё shkencore, 102 vjet Kongresi i Manastirit, Manastir, 22 nëntor 2010.
- Çёshtja e Alfabetit Shqiptar, 1909-1910, Hulumtime Historike, 3, Shkup, 2011, 40-60.
- Vёshtrim i shkurtё mbi “Historia e jetёs dhe vepravet tё Skёnderbeut-Princit Epirot – nga Marin Barleti (Historia de vita et gestis, Scanderbegi Epirotarum Principis), Studime Albanologjike, 4, Shkup, 2011, 167-175.
- Shkupi nё Historinё e Salih Asimit, Seminari Albanologjik, Tetovё-Shkup, 2011. (Në shtyp)
- Masakrat serbe mbi popullatën Shqiptare, Seminari Albanologjik, Tetovё-Shkup, 2012, tetor, 2012.
- Kryengritja e Dibrës 1913, sipas dokumenteve serbe, Konferenca ndërkombëtare, 100 vjet Pavarёsi, Tiranё, 25-29 nёntor 2012.
- Shqiptaret nё: "Rruga nga Beogradi deri nё Selanik” tё udhёpёrshkruesit tё njohur Johann Georg von Hahn (1811-1869)”, Seminari Albanologjik, Tetovë, 2017.
- Manastiri, qendër e Lёvizjes Kombёtare shqiptare, Simpoziumi, “Vendimet vizionare të Komisionit për formimin e Alfabetit të Gjuhës Shqipe dhe Kontributi i Familjes Qiriazi”, Manastir, 2017.
Feltone dhe mbishkrime tё tjera:
- Depёrtimet e turqve nё Ballkan dhe pushtimi i Shqipërisё dhe Maqedonisё
- Fakti, 1/191, Shkup, 21.11.1998, 11.
- Prejardhja e familjes sё Kastriotёve
- Fakti, 1/192, Shkup, 23.11.1998, 11.
- Fillimi i Kryengritjes sё Skёnderbeut,- Fakti, 1/193, Shkup, 24.11.1998, 11.
- Kryengritja e Skёnderbeut gjatë viteve 1443-1451
- Fakti, 1/194, Shkup, 25.11.1998, 10.
- Ushtria turke dy herё tёrhiqet nga Kruja
- Fakti, 1/195, Shkup, 26.11.1998, 11.
- Vdekja e Skёnderbeut, pushtimi i Krujёs dhe Shqiprisё,
- Fakti, 1/196, Shkup, 27.11.1998, 11.
- Heronjtё nuk vdesin-Halit Ferati nga Breza (1869-1887),
- Fakti, 1/241, Shkup, 27.01.1999, 10.
- Fejton: “Betejat e Skёnderbeut nё viset shqiptare nё Maqedoni”.
- Depёrtimet e para turke nё Ballkan,
- Lobi, No96, Shkup, 16.12.2002, 46-49.
- Shpёrthimi i Kryengritjes sё Skёnderbeut,
- Lobi, No97, Shkup, 23.12.2002, 45-49.
- Beteja e Dibrёs e 26 shtatorit 1446-tё,
- Lobi, No98-99, Shkup, 30.12.2002, 45-49.
- Vdekja e Muratit tё dytё dhe betejat e Skёnderbeut me Mehmedin e dytё Pushtuesin,
- Lobi, No100, Shkup, 13.01.2003, 62-65.
- Betejat e Ohrit dhe Svetigradit 1464/1465,
- Lobi, No101, Shkup, 20.01.2003, 46-49.
- Vdekja e Skёnderbeut dhe ripushtimi i trojeve shqiptare,
- Lobi, No102, Shkup, 27.01.2003, 46-49.