MARRËVESHJE PËR SUKSCESION

Marrëveshja për çështje për sukcesion të ish RSFJ, e nënshkruar në Vjenë më 29 qershor të vitit 2001, hyri në fuqi më 2 qershor të vitit 2004, pas ratifikimit të saj nga ana e të gjithë shteteve sukcesore.

Pjesë përbërëse e Marrëveshjes është edhe Aneksi D i cili e rregullon çështjen për sukcesim të materialit arkivor.

Aneksi D

Arkivat
Neni 1

(a) Për nevojat e këtij Aneksi, termi “ Materiali arkivor shtetëror i RSFJ” i referohet të gjithë dokumenteve, pavarësisht nga data ose lloji dhe vendndodhja aktuale, të krijuara në RSFJ ose të pranuara nga ana e RSFJ (ose cila do strukturë e mëparshme konstitutive e shtetit jugosllav nga 1 dhejtori 1918) në procesin e kryerjes së funksioneve të saj, e cila më 30 qershor 1991 i përkiste RSFJ në pajtim me legjislacionin e brendshëm dhe në pajtim me ligjin federal për materialin arkivor të Federatës, të ruajtura sipas tij ose nën kontrollin e tij për çfarëdo nevoje.

(b) Për nevojat e këtij Aneksi, termi “Materiali arkivor Republikan ose tjetër” i referohet materialit arkivor të cilit do shteti, në rolin e tyre të mëparshëm si republikë përbërëse e RSFJ ose në territorin e tyre, gjegjësisht njësitë admistrative dhe u referohet të gjitha dokumenteve të çdo date dhe lloji, pavarësisht se ku ndodhen, të krijuara ose pranuara nga ndonjë prej këtyre republikave ose territoreve, gjegjësisht njësive administrative, në procesin e kryerjes së funksioneve të tyre dhe të cilat më 30 qershor 1991 i përkisnin atyre në pajtueshmëri me ligjet në fuqi dhe ishin në pajtueshmëri me ligjin për materialin arkivor në secilën Republikë, të ruajtura sipas tij ose nën kontrollin e tij për çfarëdo lloj nevoje.

(c) Termi “Dokumente” në paragrafet e mëparshme e përfshin filmin, audio dhe video kaseta dhe regjistrime tjera, si dhe çfardo lloj regjistrimi të kompjuterizuar duke përfshirë edhe dokumentet që përbëjnë trashëgiminë kulturore.

Neni 2

Nëse materiali arkivor Republikan ose material tjetër arkivor është e transferuar nga republika të cilës i takon ose nëse Materiali arkivor shtetëror i RSFJ është transferuar nga vendodhja e saj të vërtet, e njejta në bazë të dispozitave të këtij Aneksi dhe parimeve ndërkombëtare nga ana e shtetit e cila në momentin e ka kontrollin ndaj saj, do të kthehet sa më shpejt në lokacionin e saj të vërtetë.

Neni 3

Pjesë e materialit arkivor shtetëror të RSFJ (dokumente administrative, regjistrime dhe dokumenteve arkivore), të nevojshëm për menaxhim normal të një territori ose më shumë sheteve, duhet të dorëzohet, sipas parimit të përkatësisë funksionale, në shtetet përkatëse pavarësisht se ku mbrohet materiali arkivor në këtë moment.

Neni 4

a) Pjesë e Materialit arkivor shtetëror, i cili përfaqëson një grup të materialit që:

  1. I referohet drejtpërdrejtë territorit të një ose më shumë shteteve, ose
  2. Që është krijuar ose është sjellë në territorin e një ose më shumë shteteve, ose
  3. Përbëhet nga marrëveshjet shtetërore të ruajtura në RSFJ dhe lidhet me çështjet që kanë të bëjnë me territorin ose institucionet që kanë selinë e tyre në ato territore, në një ose më shumë shtete duhet të i'u dorëzohet atyre shteteve pavarësisht se ku mbrohet materiali arkivor në këtë moment.

b) Në pritje të ndarjes së Materialit arkivor shtetëror, sipas këtij neni:

  1. Republikës së Maqedonisë së Veriut duhet të i dorëzohet origjinali i Marrëveshjes për problemet e ekonomisë ujore ndërmjet RSFJ dhe Greqisë, e nënshkruar në vitin 1959 (Gazeta Zyrtare nr. 20, 4 qershor 1960) dhe Marrëveshjen për rruajtjen dhe rivendosjen e kufijve në kufirin jugosllavo-grek me qëllim të mbrojtjes, parandalim dhe zgjidhjes së incidenteve kufitare (Gazeta zyrtare e SFRJ nr.20, 26 shkurt 1959).
  2. Teksti origjinal ose kopjet e vërifikuara nga Marrëveshja e Osimit të vitit 1975 dhe të gjitha marrëveshjeve të lidhura, materialet arkivore dhe punët përgatitore në lidhje me negociatat dhe zbatimin e tyre, që do të vihen në dispozicion të Kroacisë dhe Sllovenisë, me qëllim që të mundësojë qeverisjen e plotë të këtij shteti për të negociuar me Italinë pasojat që këto traktate do të kenë për shtetet e tyre.
Neni 5

Nëse në pajtim me Nenin (3) ose (4), materiali arkivor duhet ti përkasë më shumë se një shteti, atëherë ato shtete do të bien dakord secili prej tyre do të marrë origjinalin dhe do ti lejojë të tjerët të bëjnë kopje.

Neni 6

a) Në lidhje me materialin arkivor shtetëror të RSFJ-së i cili nuk është subjekt i dispozitave të Nenit 3 dhe 4, shtetet me marrëveshje të arritur brenda 6 muajve nga data e hyrjes në fuqi të kësaj Marrëveshje, do të përcaktojnë shpërndarjen e duhur midis tyre ose do ta ruajnë atë si një trashëgimi të përbashkët të shteteve që do të kenë një zhvillim të lirë dhe të pandërprerë të tyre. Nëse nuk arrihet një marrëveshje e tillë, materiali arkivor do të bëhet një trashëgimi e përbashkët. Në të dy rastet secili shtet mund të bëjë kopje të materialit arkivor përkatës ndërsa shpenzimet do të ndahen në pjesë të barabartë.

b) Marrëveshja e përmendur në paragrafin (a) do të marrë parasysh të gjitha rrethanat përkatëse, përfshirë përpjekjen për të respektuar sa më shumë të jetë e mundur parimi i tërësisë së fondeve në Arkivin shtetëror RSFJ-së, për të lehtësuar disponueshmërinë e plotë dhe hulumtimin e fondeve. Respektimi i integritetit të fondeve arkivore paraprakisht nuk përcakton çështjen se ku duhet të mbahet një fond i caktuar arkivor. Ministritë ose Njësitë përgjegjëse për arkivat në një shtet të veçantë me afat prej 24 muajve nga hyrja në fuqi e kësaj Marrëveshje, duhet të identifikohen fondet dhe të shkëmbehen listat e fondeve arkivore për të cilat zbatohet ky parim dhe pastaj ti harmonizoje ato në një listë të vetme brenda tre muajve të ardhshëm. Ata, gjithashtu mbenda 24 muajve të ardhshëm pas datës së hyrjes në fuqi të kësaj Marrëveshje, duhet ti verifikojne dhe të i shkëmbejnë midis tyre listat e materialeve arkivore, për të cilat mund të zbatohen Neni 3 dhe 4.

Neni 7

Në pritje të zbatimit të kësaj Marrëveshje do të mundësohet qasje falas dhe e pakufizuar nga përfaqësuesit e palëve të interesuara në materialet arkivore të shtetit të RSFJ-së, datuar me 30 qershor 1991 ose para kësaj. Kjo qasje vlen edhe për Republikën dhe materialet e tjera arkivore (përveç regjistrave arkivore aktuale) të mbajtur në shtetet përkatëse.

Neni 8

Materiali arkivor dhe republikan do të jetë pronë e Shtetit në fjalë dhe nuk do ti nënshtrohen dispozitave të këtij Aneksi, përveç Nenit 1, 2 dhe 7.

Neni 9

Arkivat private nuk janë lëndë e dispozitave të këtij neni. Ato që janë konfiskuar nga poseduesit pas 1 dhjetor 1918 dhe duhet të kthehen në përputhje me parimet ndërkombëtare nga preardhja sipas vendit të origjinës ose poseduesve pa ndonjë kompesim ose kushte të tjera.

Neni 10

Aty ku më 30 qershor 1991 kanë qenë në fuqi marrëveshjet bilaterale shtetërore, të cilat janë nënshkruar nga SFRJ dhe ato marrëveshje ende nuk janë realizuar, shtetet e interesuara për atë material arkiovor janë të gatshme të marrin të drejtat dhe detyrimet që më parë i përkisnin SFRJ-së dhe janë në lidhje me realizimin e këtyre marrëveshjeve.

Neni 11

a) Poseduesi aktual i materialit arkivor origjinal që duhet të transmetohet në përputhje me këtë Aneks, mund të bëjë kopje nga ajo.

b) Kostot e kopjimit në përputhje me nenin 5 dhe 11 do të jenë subjekt i marrëveshjes së mëtejshme ndërmjet shteteve përkatëse.

c) Kostot e transportit të materialit arkivor të shkaktuara në përputhje me këtë nen, duhet të mbulohen nga marrësi.

d) Poseduesi aktual i materialit arkivor që duhet të transportohet ose kopjohet në përputhje me këtë Aneks, duhet sa më shumë të jetë e mundur të kontribojë në uljen e këtyre kostove.

e) Shteti që vë në dispozicion materialin arkivor për kopjim duhet të sigurojë dokumentin më të mirë të mundshëm dhe të lejojë qasje falas dhe të barabartë për të gjitha shtetet që dëshirojnë të bëjnë kopje.

f) Shteti që zotëron dokumentet origjinale që përbëjnë pjesë të materialit arkivor shtetëror të SFRJ-së do t'i japë përdoruesit që shpreh interesin e tij për qasje në dokumentet për të bërë kopje të verifikuara, të kërkuara si dëshmi, nëse kopja e disponueshme në një shtet tjetër nuk është e përdorshme për nevojat e tij legjitime.

Neni 12

Në afat tre mujor nga data e hyrjes në fuqi të kësaj Marrëveshjeje, përfaqësuesit e ministrive ose njësive përgjegjëse për arkivat e shteteve përkatëse do të takohen dhe do të angazhohen për zbatimin sa më të shpejtë të këtij Aneksi.

Komiteti i përbashkët i krijuar në përputhje me nenin 4 të kësaj Marrëveshje, do të organizojë një takim të tillë dhe do të kryejë mbikëqyrjen fillestare të përgjithshme të zbatimit të këtij Aneksi.