AKTIVITETET E ARKIVIT SHTETËROR TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT
Aktiviteti i Arkivit të Shtetit të Republikës së Maqedonisë, gjegjësisht Aktivitetet dhe detyrat që kryen dhe ekzekuton janë të përcaktuara me rregulloren për punën dhe organizimin e brendshëm . Dispozitat e kësaj rregullore janë miratuar sipas standardeve botërore (ISAD dhe ISAAR) dhe sipas përvojave arkivore botërore.
Me këtë standard jane të përcaktuara veprimtaritë e mëposhtme:
- Mbikqyrje të materialit arkivor jashtë ASHRMV, gjegjësisht tek poseduesit e materijalit dokumentar dhe arkivor.
- Mbrojtja e materialit arkivor tek poseduesit
- Inspektim dhe mbikqyrje profesionale në gjendjen e materialit dokumentar dhe arkivor tek poseduesit
- Dhënie të ndihmës profesionale në lidhje me të punuarit në zyrë dhe punën arkivore
- Pranim, magazinim dhe ruajtje të materialit arkivor
- Rregullim dhe përpunim të materialit arkivor
- Vlerësim, rregullim dhe përpunim të fondeve dhe përmbledhjeve
- Dhënie të materialit arkivor për rregullim dhe përpunim apo shfytëzim për qëllime studimore
- Sigurim të mbrojtjes fiziko – teknike dhe mikroklimatike të materialit arkivor
- Mbrojtja e materialit arkivor përmes mikrofilmimit
- Hulumtim dhe regjistrim të materialit arkivor në vend dhe jashtë vendit për të kompletuar fondet e ASHRMV
- Prezantim të materialit arkivor, organizim të ligjeratave dhe formave tjera të aktiviteteve kolturoro – informative
- Botim i antologjive të dokumenteve, monografive, mjeteve shkencore dhe informative dhe prezantimeve digjitale multimediale
- Hulumtim, projektim dhe relizim të softuerëve aplikativ në fushën e veprimit të ASHRMV
- Digjitalizimin e materialit arkivor i cili ruhet në ASHRMV
- Të punuarit në bibliotekë, gjegjësisht kërkim, pranim, ruajtje dhe dhënie të gazetave, revistave dhe librave si dhe mbrojtje të tyre përmes restaurimit dhe lidhjes.