Drejtori i Institutit Francez në Shkup, Emanuel Rember, vizitoi Arkivin Shtetëror dhe pati një takim zyrtar me Drejtorin, Dr. Emil Krsteski. Takimi u përqëndrua në bashkëpunimin e ASHRMV me arkivat shtetërore franceze, si dhe proceset e reja të azhurnimit të arkivave në Evropë.
Pala franceze ofroi asistencë dhe mbështetje për procesin e digjitalizimit të materialeve arkivore në ASHRMV me një propozim për të ardhur në Shkup me ekspertë francezë për procesin e dixhitalizimit dhe për të ofruar ndihmë profesionale në Arkivin Shtetëror.
