SHFRYTËZIM I MATERIALIT ARKIVOR NË ARKIVIN SHTETËROR TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT
Në bazë të autorizimit nga Ligji për material arkivor, drejtori i Arkivit shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut miraton Rregullore për kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për shfrytëzim të materialit arkivor në Arkiv.
Me Rregulloren, rregullohen kushtet për shfrytëzim të materialit arkivor nga ana e personave (shfrytëzuesve) shtetëror, shkencor, organizata profesionale dhe të tjera, qytetaro-juridik dhe fizik. Në pajtim me Ligjin, këtë rregullore dhe rregullore tjera, materiali arkivor në Arkiv është i disponueshëm për qëllime shtetërore, shkencore dhe të tjera nën kushte të barabarta.
Në Arkivin Shtetëror mund të shfrytëzohen: kopje dhe dokumente nga fondet dhe përmbledhjet arkivore me të cilat disponon Arkivi: mikrofilma dhe kopje të materialit arkivor; mjete shkencore-informative për fondet dhe përmbledhjet dhe materialit në bibliotek.
Shtetasit e huaj mund të shfrytëzojnë materialin arkivor në pajtim me Ligjin, këtë Rregullore dhe Rregulloren për qëndrim të të huajve në Arkivin Shtetëror.
Në rregulloren konfirmohet afati i përgjithshëm për shfrytëzim të materialit arkivor (20 vjet pas krijimit të tij), gjegjësisht kushtet e dakorduara ndërmjet poseduesit dhe arkivit, si dhe afatet më të gjata për shfrytëzim të përcaktuara nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Nëse poseduesi i cili ia ka dorëzuar materialin e tij Arkivit nuk i ka përcaktuar afatet, mënyrën dhe kushtet për shfrytëzimin e saj, atë e përcakton Arkivi.
Arkivi nuk do të lejojë shfrytëzimin e materialit arkivor nëse përdorimi i tij nuk është në përputhje me rregulloret ekzistuese, në qoftë se me të do të zbulohet sekret shtetëror apo zyrtar ose do të lëndoheshin interesat personale dhe të drejtat e qytetarëve. Shfrytëzimi i materialit mund të shtyhet edhe në bazë të kriteriumeve për afate më të gjata për shfrytëzim, të përcaktuara nga Qeveria. Përkohësisht nuk mund të shfrytëzohet materiali arkivor, të cilit nuk i është përcaktuar afati, mënyra dhe kushtet për shfrytëzim nga ana e poseduesit dhe Arkivit, pastaj materiali i arkivor i pa rregulluar dhe fizikisht i dëmtuar.
Materiali origjinal arkivor dhe disa dokumente me rëndësi të veçantë historike dhe kulturore nuk jepen për përdorim në formë origjinale, vetëm me përjashtim kur shfrytëzimi i tyre kërkohet nga institucionet shtetërore, shkencore dhe kulturore (për ekspertizë në gjyq, ekspertiza etj.).
Biblioteka e Arkivit Shtetëror disponon me rreth 11000 botime, nga të cilat 881 janë libra të rralla. Dorëshkrime të vjetra sllave dhe kishtare janë 35, të krijuara në periudhë prej shekullit XIII deri në shekullin XX.
Cili është vizioni i ASHRMV-së?
Arkivi Shtetëror në përputhje me funksionet e tij të dhëna me ligj është përgjegjës për ruajtjen dhe mbrojtjen e materialit arkivor të krijuara në punën e: Parlamentit të RMV-së, Qeverisë të RMV-së, Organet shtetërore, njësitë e vetëqeverisjes lokale dhe punën e personave tjerë juridik dhe fizik të RMV-së. Vizioni i ASHRMV-së është materialin e depozituar ta rregullojë në përputhje me standardet arkivore, të mbron dhe ruajë me qëllim të shfrytëzimit sa më të mirë nga ana e shfrytëzuesve të materialit arkivor (personave juridik dhe fizik) dhe sipas nevojës ta publikojë. Gjithashtu vizioni i Arkivit shtetëror është ruajtja dhe mbrojtja e materialit arkivor i cili është me interes historik, kulturor dhe të ngjajshëm për Republikën e Maqedonisë së Veriut, përderisa angazhimi i vazhdueshëm është që qytetarët të arrijnë në informacionin e kërkuar në afat më të shkurtër të mundshëm.
Kush janë shfrytëzuesit tanë?
Shfrytëzuesit tanë janë të gjithë personat juridik dhe fizik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Cilat janë përpjekjet dhe detyrimet tona ndaj qytetarëve?
- Promovim dhe mbrojtje të të drejtës së qytetarëve për qasje të lirë deri te informacionet me karakter publik.
- Rritje të besimit mes qytetarëve dhe Arkivit Shtetëror si organizatë administrative dhe shërbim për qytetarët.
- Promovim dhe mbrojtje të të drejtave të garantuara të njeriut dhe forcimin e parimit të sundimit të së drejtës në RMV.
- Implementimin e standardeve ndërkombëtare dhe evropiane në fushën e arkivistikës.
Ne ofrojmë shërbimet në vijim:
а) Kërkesa nga qytetarët të karakterit pronësi-ligjore;
b) Kërkesa për përvojë pune;
c) Kërkesa për vështrim në materialin arkivor për punë shkencoro-hulumtuese;
d) Kërkesa – kontroll në dosjet e mbajtura nga shërbimi për siguri shtetërore;
e) Kërkesa – kontroll në dosjet e Burgut të Idrizovës;
f) Kërkesa për material arkivor (dokumentacion) të depozituar në Arkivin shtetëror, në përputhje me Ligjin për material arkivor.
Standarde për cilësi të shërbimeve të dhëna:
а) Kërkesa nga qytetarët të karakterit pronësi-ligjore, Arkivi shtetëror përgjigjet për 10 ditë;
b) Kërkesa për përvojë pune, Arkivi shtetëror përgjigjet për 10 ditë;
c) Kërkesa për punë shkencoro-hulumtuese, Arkivi shtetëror përgjigjet për 2 ditë;
d) Kërkesa – kontroll në dosjet të mbajtura nga shërbimi për siguri shtetërore, Arkivi shtetëror përgjigjet për 3 ditë;
e) Kërkesa – kontroll në dosjet e Burgut të Idrizovës, Arkivi shtetëror përgjigjet për 3 ditë;
f) Kërkesa për material arkivor (dokumentacion) të depozituar në Arkivin shtetëror, në përputhje me Ligjin për material arkivor, (përgjigje varësisht nga dokumenti i cili kërkohet nga 10 deri 30 ditë).
Informata në lidhje me shfrytëzimin e materialit arkivor:
m-r Irfete Ibraimi, këshilltar
tel: 076/485180
mail: irfete.ibraimi@arhiv.gov.mk