QËNDRIM I SHTETASVE TË HUAJ NË ARKIVIN SHTETËROR
Materja për qëndrim të të huajve në Arkivin Shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut rregullohet me rregullore të veçantë. Në pajtim me Rregulloren, shtetasit dhe hulumtuesit e huaj mund të qëndrojnë në Arkiv me ftesë të tij, me propozim të autoriteteve shtetërore nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe nëse vetë ato paralajmërohen. Ato i pranon drejtori i Arkivit Shtetëror, zëvendës i drejtorit ose ndonjë punonjës tjetër i autorizuar.
Me Rregullore janë të përcaktuara lëvizja dhe rregullat për mbajtjen e bisedimeve me shtetasit e huaj të paralajmëruar, si dhe identifikimi dhe lajmërimi i të huajve të paparalajmëruar (neni 3-7 nga Rregullorja).
Shtetasit e huaj mund të shfrytëzojnë materialin arkivor në Arkiv, në pajtim me Ligjin për material arkivor, marrëveshjet ndërkombëtare, në bazë të reciprocitetit dhe në pajtim me aktet e përgjithshme të Arkivit.
Planifikimi, organizimi dhe realizimi i qëndrimit të delegacioneve të huaja ose individëve në Arkiv, sigurohet nga punonjësit përgjegjës në Arkiv.
Shtetasit e huaj mund të shfrytëzojnë material arkivor në Njësitë rajonale të Arkivit vetëm me miratim paraprak nga drejtori i Arkivit.
Shtetasve të huaj nuk do ti lejohet qëndrim i mëtutjeshëm ose hulumtim të materialit arkivor, nësë nuk përmbahet ndaj dispozitave të Ligjit për material arkivor dhe kësaj Rregullore.