Aktivitete
Ekspozita “Bosnja e re dhe atentati i sarajevës“
Më 11 dhjetor 2014 në Muzeun e Maqedonisë, u hap ekspozita me dokumenteve arkivore "Bosnja e Re dhe Atentati i Sarajevës"
Ekspozita u përgatit nga Arkivi i Republikës Srpska në Banja Lukë me rastin e 100 vjetorit të Luftës së Parë Botërore.
Prezantimi i kësaj ekspozite në Republikën e Maqedonisë është rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Arkivit Shtetërorë të Republikës së Maqedonisë dhe Arkivit të Republikës Srpska.
Ekspozita u hap nga ana e H.E. Zdravko Begoviq, ambasador i Bosnjës dhe Hercegovinës në Republikën e Maqedonisë.
Në hapjen e eskpozitës të pranishmëve i'u drejtua edhe dr. Zoran Todorovski, drejtor i Arkivit Shtetëror të Republikës së Maqedonisë, z. Dushan Popoviq, drejtor i Arkivave të Republikës Srpska, dr. Mirjana Ninçovska, drejtor i Muzeut të Maqedonisë, si dhe Bojan Stojniq, ndihmës drejtor në Arkivat e Republikës Srpska i cili është gjithashtu autori i ekspozitës "Bosnja e Re dhe Atentati i Sarajevës".
Në hapjen e ekspozitës ishin të pranishëm përfaqësues të korit diplomatik në Republikën e Maqedonisë dhe shumë shkencëtarë dhe punëtorë kulturorë.
Ekspozita "Bosnja e Re dhe Atentati i Sarajevës" përbëhet nga 38 panele, në të cilat paraqiten 249 eksponate dhe është e ndarë në pesë njësi kronologjike-tematike: Bosnja e Re; Përgatitësit dhe autorët e atentatit në Sarajevë; Atentati në Sarajevë; Kriza e korrikut në vitin 1914; dhe Vuajtjet e Serbëve në Bosnjë dhe Hercegovinë.