20230406_104357

Arkivistika si profesion i ardhshëm i nxënësve - prioritet i Arkivit Shtetëror

Arkivi Shtetëror, nëpërmjet zbatimit të Programit për edukim arkivor, vazhdon të kontribuojë në zhvillimin e interesimit të nxënësve për lëndën e historinë dhe studimet arkivore. Gjatë gjysmës së dytë të vitit shkollor, pedagogët e Arkivit Shtetëror në bashkëpunim me shkollat ​​fillore dhe të mesme afirmojnë profesionin e arkivistikës.

            Arkivin sot e vizituan nxënësit e vitit të parë të SH.M. "Cvetan Dimov" - Shkup, në kuadër të planit mësimor të lënëds së historisë. Përmes një prezantimi të përshtatur, nxënësve iu prezantuan shembuj teorikë dhe praktik të proceseve të punës. Lidhja e arkivistikës ndaj dokumenteve si dhe vendi i Arkivit në shoqëri ishin pjesë e përmbajtjes së prezantimit.

            Zëvendësdrejtori, prof. dr. Muzafer Bislimi priti nxënësit dhe iu përgjigj pyetjeve të nxënësve për Arkivin dhe rëndësinë e tij. Përgatitjen profesionale për vizitën dhe prezantimin e institucionit e bënë edukatoret Biljana Krstevska dhe Nazmije Kurtishi nga Njësia për hulumtime, bashkëpunim ndërkombëtar dhe vendor dhe publikim të materialit arkivor.

            Arkivi Shtetëror, duke zbatuar Programin e edukimit arkivor, e afirmon arkivistikën tek nxënësit si zgjedhje për arsim të lartë.

20230406 103249
20230406 101457
IMG 248a329c2c69f3c7182bf59a432a29b2 V

Postimet e fundit