1

 NË VELES U HAP EKSPOZITA ''MAQEDONIA KUJTON - ASNJËHER TË MOS PËRSËRITET''

Espozita udhëtuese ''Maqedonia kujton -asnjëherë të mos përsëritet'' kushtuar 80 - Vjetorit të Holokaustit dhe deportimit të herbrenjve maqedonas, me iniciativë të Arkivit Shtetëror, u ngrit të premten në qytetin e Velesit, në ambientet e Sallonit të artit. Para të pranishmëve ekspozitën e promovoi njëra nga autoret, dr. Jasmina Damjanovska nga Arkivi Shtetëror nga ushëheqësi i Njësisë të Arkivit Shtetëror - Veles m-r. Naumçe Rizovski dhe në kontekst për bashkëpunim ndërinstitucional, fjalim mbajti drejtori i IL Muzeu Popullor - Veles, Angel Korunovski.

1 1

Në fjalët e tyre ata theksuan rolin e Arkivit shtetëror si një institucion ku ruhet kujtesa e ngjarjeve dhe proceseve historike të së shkuarës. Lidhur me deportimin e hebrejve nga Maqedonia gjatë Luftës së Dytë Botërore, dr. Jasmina Damjanovska theksoi se kanë pësuar dy familje hebreje nga Velesi. Familja e njohur Biti fillimisht u internua dhe u kthye në Veles për shkak se merrej me biznesin e farmacisë, ndërsa familja e dytë katë anëtarëshe Kova u dëbua në Treblinka dhe përgjithmonë humben gjurmët e tyre.

2 2

Ekspozita do të qëndrojë deri më 25 maj (e enjte) 2023, ku udhëheqësi m-r. Naumçe Rizovski apeloi deri te shkollat ​​e qytetit të Velesit që të organizojnë vizita të nxënësve., . Hapja e ekspozitës ishte pjesë e programit për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Muzeve.

3

Postimet e fundit