1000017674

Drejtori i Arkivit Shtetëror mori pjesë në The Economist MeetUp – The World Ahead 2026.

Drejtori i Arkivit Shtetëror, mr. Dimitar Bogeski, mori pjesë në ngjarjen “The Economist MeetUp – The World Ahead 2026”, e cila u mbajt dje në hotelin “Holiday Inn” në Shkup. Ngjarja u hap solemnisht nga ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, pas së cilës u zhvilluan panele diskutimi me liderë dhe ekspertë të shquar nga sektori i biznesit, institucionet dhe mediat.

Në kuadër të konferencës u hapën çështje të rëndësishme lidhur me sfidat ekonomike dhe gjeopolitike që do ta formësojnë botën në periudhën që vijon.

Theks i veçantë iu kushtua rëndësisë së digjitalizimit dhe zbatimit të zgjidhjeve bashkëkohore teknologjike si faktor kyç për avancimin e funksionimit institucional dhe për hartimin e politikave publike efektive.

Pjesëmarrja në këtë konferencë vërteton angazhimin e Arkivit Shtetëror për të ndjekur aktivisht trendet globale dhe për të fuqizuar rolin e tij institucional në kontekst më të gjerë shoqëror dhe ndërkombëtar.

1000017667

Postimet e fundit