Arhiv

Arkivi në një dritë të re – besim, zhvillim dhe e ardhme.

Qëllimet e udhëheqjes së re të Arkivit Shtetëror të MAqedonisë, të udhëhequr nga drejtori mr Dimitar Bogeski, janë hapja dhe transparenca që nga dita e parë e mandatit.

Në tre muajt e parë u realizuan një sërë aktivitetesh të rëndësishme që e forcuan insitucionin dhe vendosën themelet për zhvillim afatgjatë. Këta hapa jo vetëm që siguruan kushte më të mira për punonjësit dhe studiuesit, por edhe e pozicionuan veprimtarinë arkivore si moderne, të qasshme dhe me relevancë ndërkombëtare.

Përveç aktiviteteve të përmendura veçanërisht të rëndësishme janë:

Sanimi i depos së vjetër të Arkivit Shtetëror me c'rast u krijuan kushte fuksionale dhe të sigurta për punë si dhe u vnu në funskion hapësira e zyrave për studiuesit dhe punonjësit.

Sanimi i Njësisë rajonale në Manastir, duke përfshirë përmisimet e kushteve hapësinore dhe teknike për punën e punonjësve.

Vendosja dhe rregullimi i disiplinës në punë, me rregulla të qarta dhe përgjegjësi të shtuar në përmbushjen e detyrave të punës.

Realizimi i avancimeve në detyrë për punonjësit të parat pas një periudhe më të gjatë kohore, duke motivuar dhe vlerësuar angazhimin profesional.

Trajnime për punonjësit me qëllim përmisimin e njohurive profesionale, aftësive praktike dhe rritjen e efikasitetit në përmbushjen e detyrave të punës.

Forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional me institucione vendore dhe ndërkombëetare, me qëllim përmisimin dhe zhvillimin e veprimtarisë arkivore.

Intensifikimi i veprimtarisë kryesore të Arkivit - hulumtimi, rregullimi dhe përpunimi i materialit arkvior, me theks të veçantë në punën në grup dhe koordinimin ndërmjet njësive.

Përfshirja aktive rajonale në proceset e punës dhe në marrjen e vendimeve, përmes komunikimit të rregullt, takimeve pune dhe dialogut të hapur, ku dëgjohet zëri dhe propozimet e të gjith[ punonjësve me qëllim përmisimin e përbashkët të punës së Arkivit Shtetëror.

Përveç aktiviteteve tashmë të realizuaran aktuale janë në zhvillim:

Sanim i Njësisë Rajonale në Shkup, me qëllim përmisimin e kushteve hapësinore dhe teknike për punën e punonjësve.

Digjitalizimi i materialit arkivor me qëllim mbrojtjen afatgjatë, rritjen e qasjes dhe avancimin e veprimtarisë arkivore moderne.

Racionalizimi i depos në Arkivin Shtetëror si dhe në depozat e njësive rajonale me qëllim përmisimin e organizimit dhe përdorimin më efikas të kapaciteteve hapësinore.

Bashkëpunim me fakultetet për realizimin e ushtrimeve praktike dhe mësimit për studentë, me qëllim ëidhjen e teorisë me punën praktike dhe nxitjen e interesit për veprimtarinë arkivore.

Aktivitete lidhur me procesin e suksesionit të materialit arkivor nga ish RFSJ, në drejtim të mbrojtjes, marrjes dhe rregullimit të trashëgimisë arkivore me rëndësi shtetërore.

Të gjitha problemet nuk mund të zgjidhen brenda natës. Çdo proces kërkon kohë, përkushtim dhe punë të vazhdueshme.

Ajo që është më e rëndësishme është se është vendosur një drejtim i qartë - Arkivi të jetë një institucion që ndërton besim, siguron stabilitet dhe zhvillohet në përputhje me sfidat moderne.

Arhiv e1770966537474

Postimet e fundit