Më 20 dhe 21 maj 2025, përfaqësues nga Arkivi Shtetëror morën pjesë në takimin dhe punëtorinë e Komitetit Arkivor të NATO-s.
Në këtë sesion pranveror të komitetit, i cili u mbajt në selinë e NATO-s në Bruksel, morën pjesë z. Dimitar Bogeski, zëvendësdrejtor, dhe znj. Svetllana Usprcova, udhëheqëse e Sektorit për Kërkime, Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Vendor dhe Publikimin e Materialeve Arkivore. Ata patën mundësinë të marrin pjesë në diskutimet për miratimin e procedurave të reja për deklasifikimin e dokumenteve të dala nga misionet e NATO-s dhe u informuan për procedurat më të fundit që përdorin inteligjencën artificiale dhe që zbatohen në procesin e sistemimit, përpunimit, klasifikimit dhe deklasifikimit të dokumenteve.
Ndër temat e tjera, në këto takime u diskutua edhe për rolin dhe përgjegjësitë e Komitetit Arkivor të NATO-s.
Arkivi Shtetëror është pjesë e këtyre takimeve që nga data 27 mars 2020, kur shteti ynë u bë anëtari i tridhjetë i NATO-s.

