2-

 ARKIVI SHTETËROR DO TË KETË EDUKATORË TË ÇERTIFIKUAR

Përmirësimi profesional dhe zgjerimi i njohurive të punonjësve zë një vend të rëndësishëm në vizionin për zhvillimin e punës institucionale të Arkivit Shtetëror. Me ftesë të Qendrës për Arsimin dhe Trajnimin Profesional, si institucion publik përgjegjës për përparimin e arsimit profesional, gjashtë punonjës të Arkivit Shtetëror morën pjesë nga data 4 deri më 6 qershor në një trajnim treditor për mentorë, për realizimin e praktikës profesionale tek punëdhënësit.

Trajnimi përfshiu tema të dobishme si komunikimi efektiv, roli i mentorit në arsimin profesional, ndjekja dhe vlerësimi i nxënësit, etj. Prej vitesh, Arkivi është i përfshirë në realizimin e praktikës profesionale për nxënësit e shkollave të mesme (të lidhura me lëndë mësimore në gjimnaze), si dhe zhvillon edukim të veçantë arkivor për nxënës dhe studentë, me qëllim nxitjen e interesit për arkivistikën. Arkivistët Nesrin Laçi, Vesna Kuzmanovska, Lili Savatiq, Nazmije Kurtish, Voisllav Cvetkovski dhe Ike Krstovska, pas përfundimit me sukses të trajnimit dhe përgatitjes së një pune seminarike, do të certifikohen si edukatorë arkivorë. Në periudhën në vijim, në trajnim do të përfshihet edhe grupi i dytë i punonjësve.

    Arkivi Shtetëror shpreh publikisht mirënjohjen ndaj Qendrës për Arsimin dhe Trajnimin Profesional për mbështetjen institucionale.

4

Postimet e fundit