Historia e diasporës maqedonase në Australi është e përfaqësuar në Arkivin Shtetëror përmes grupit të fondeve arkivore nga dokumentet që janë sjellë nga hulumtimet në terren. Institucioni vazhdimisht angazhohet për pasurimin e tyre me materiale të reja që do të jenë të dobishme për studiuesit dhe që, me dorëzimin e tyre, bëhen pjesë e kujteseës së popullit maqedonas. Pronar i materialeve private, Cvetan Petrovski–Cele nga Melburni, vizitoi Arkivin Shtetëror–Dega në Manastir dhe dhuroi material arkivor në formë elektronike, i cili përfshin jetën kulturore, politike, fetare dhe shumë aktivitete të tjera me karakter kombëtar të maqedonasve nga Melburni ndër vite. Petrovski, si kameraman, ka pasur mundësinë të regjistrojë të gjitha ngjarjet më të rëndësishme që kanë ndodhur në këtë qytet dhe që kanë qenë të lidhura me komunitetin maqedonas. Paralelisht, ai ka mbajtur edhe ditarë me përshkrime të sakta të ngjarjeve që ka dëshmuar në periudhën 1990–1995. Që në vitin 2024, në këtë degë u formua fondi nr. 1098 “Cvetan Petrovski–Cele” nga materiali arkivor i dhuruar më parë.
Arkivi Shtetëror i shpreh publikisht mirënjohjen z. Cvetan Petrovski për përgjegjësinë e treguar shoqërore dhe kombëtare në ruajtjen e kujtesës kombëtare.
