1 - Copy

Arkivi i Shtipit ruan dëshminë origjinale me nënshkrimin e Goce Delçevit

Dëshmi shkollore, diploma, nota muzikore, libra kishtarë, dorëshkrime dhe fotografi ruhen në raftet e gjata të depove të Arkivit të Shtipit, transmeton MIA në reportazhin e saj kushtuar njësisë sonë rajonale. Tekstin e plotë po e përcjellim në mënyrë integrale.

Studiues nga e gjithë bota, si dhe qytetarët që vizitojnë Arkivin në Shtip, me shumë kureshtje dhe vëmendje dëshirojnë të shohin dokumentet e vjetra që ruhen në depot e tij. Për vizitorët ekziston edhe një sallë ekspozite në hyrje të institucionit.

Por dokumenti që kërkohet më së shumti nga vizitorët për t’u parë është dëshmia e nënshkruar pikërisht nga Goce Delçevi. Zoran Minov, drejtor i njësisë rajonale të Arkivit në Shtip, konfirmon për MIA-n se ndër dokumentet më të vlefshme arkivore veçohet dëshmia e Tana Trajçevskës për përfundimin e klasës së dytë, me nënshkrimin e mësuesit Goce Delçev, i cili ka punuar si mësues në Novo Sellë të Shtipit.

1 Copy 1

Ky dokument i rrallë paraqet një dëshmi të rëndësishme për veprimtarinë arsimore të mësuesit Goce Delçev.

“Në depon tonë arkivore ruajmë dëshminë që e ka nënshkruar figura jonë e madhe Goce Delçev. Është dëshmia e nxënëses Tana Trajçevska nga Shtipi, për vitin shkollor 1894/1895. Kjo dëshmi është provë se Goce Delçev ka vepruar këtu dhe ka kontribuar në shumë mënyra. Të gjithë e dimë se figura jonë e madhe ka dhënë mësim këtu, në Novo Sellën e Shtipit, dhe këtë dokument e ruajmë me shumë kujdes dhe krenari. Kushdo mund të vijë dhe ta shohë. Është dokument publik dhe ne kujdesemi shumë për të”, thotë Minov.

Nga dëshmia shihet se Tana, nga fshati Goren Ballvan, Komuna e Karbincit, ka qenë nxënëse e shkëlqyer në të gjitha lëndët që mësoheshin para 132 vitesh.

Sipas dokumenteve historike, në vjeshtën e vitit 1894 Goce Delçev mori vend pune si mësues në Novo Sellën e Shtipit, ku më parë kishte dhënë mësim Dame Gruevi. Delçev u bashkua me radhët e Organizatës së Brendshme Revolucionare Maqedonase (VMRO) dhe u angazhua aktivisht në organizimin e rrjetit të organizatës në Shtip dhe qytetet përreth. Veprimtaria e Delçevit verën pasuese ishte veçanërisht e rëndësishme, kur në Selanik u mbajt Kongresi i Organizatës. Së bashku me Gjorçe Petrovin, ai u ngarkua të hartonte Kushtetutën dhe Rregulloren e Organizatës.Në fillim të janarit të vitit 1898 u krijua institucioni i çetave, ndërsa Goce Delçev u emërua udhëheqës i të gjitha çetave në Maqedoni. Qyteti i Shtipit krenohet që një nga revolucionarët më të mëdhenj maqedonas ka mësuar dhe ka alfabetizuar fëmijët e Novo Sellës historike. Sot emrin e tij e mbajnë Universiteti i Shtipit, Biblioteka Universitare dhe autostrada nga Shtipi deri në Shkup.

Libri kishtar i vitit 1834 – dokumenti më i vjetër në depo

Departamenti Rajonal i Arkivit në Shtip këtë korrik festoi 70-vjetorin e themelimit. Në të ruhen 652 fonde arkivore, ose më shumë se një milion dokumente. Dokumenti më i vjetër është një libër kishtar i vitit 1834.

Screenshot 3 8 2026 1339 denesen.mk 2

Mario Parizov, Boban Mitev dhe Velin Shalev, tre punonjës të Arkivit të Shtipit, i treguan MIA-s depot ku nga kutitë arkivore nxirren libra të vlefshëm, të cilët janë marrë nga kishat e Eparkisë së Bregallnicës. Gjithashtu ruhen edhe dokumente të rëndësishme nga Manastiri i Lesnovës në fshatin Lesnovë, Komuna e Probishtipit. Manastiri njihet për republikën e parë monastike në Ballkan, e cila kishte rreth 200 murgj, e njohur edhe si Lavra e Lesnovës, dhe ka ekzistuar nga shekulli X deri në shekullin XIV.

Në depot e Arkivit të Shtipit ruhen dokumente nga periudha osmane dhe ajo e Ilindenit, dëshmi për jetën e qytetit të Shtipit ndërmjet dy luftërave botërore, si dhe për historinë e tij më të afërt. Në qindra kutitë arkivore gjenden edhe regjistra tregtarë të shitjeve me borxh, certifikata shtetësie nga viti 1883, certifikata pagëzimi nga viti 1909, procesverbale policore dhe plane teknike që dëshmojnë zhvillimin e qytetit të Shtipit. Këtu ruhet edhe repertori i Teatrit të Shtipit për sezonin 1923–1924, si dhe diploma e kirurgut të parë nga Shtipi, doktor Hristo Dimitrovi.

Mitev thotë se në disa kuti arkivore ruhen edhe notat origjinale muzikore të kompozitorit rus Sergej Mihajllov, i cili hodhi themelet e arsimit muzikor në Shtip. Ai është gjithashtu kompozitori i operës së parë të shfaqur në Maqedoni, “Pagliacci”.

Përveç notave muzikore, në depo ruhet edhe një nga dëshmitë e tij shkollore nga shkolla në Harkov, e lëshuar në vitin 1904. Kur u hap njëra nga kutitë, u gjetën edhe fotografi të dy qenve të tij shtëpiakë.

Sergej Mihajllov ia kushtoi jetën muzikës dhe pasurinë e tij ia la qytetit. Në shtëpinë e tij sot ndodhet Shkolla e Mesme Shtetërore e Muzikës “Sergej Mihajllov” në lagjen e vjetër Stari Konak. Në shtëpinë e tij të dikurshme edhe sot dëgjohet muzika dhe edukohen muzikantë të talentuar nga Maqedonia lindore dhe juglindore.

Screenshot 3 8 2026 1330 denesen.mk Copy 3

“Në depon tonë me krenari ruajmë dokumente të shumë figurave tona të mëdha, ndër të cilët edhe të gjeniut të muzikës, Sergej Mihajllov. Kemi disa nota muzikore origjinale që mund t’jua tregojmë. Ai ka vepruar në Shtip, këtu edhe ka vdekur në vitin 1975 dhe ka lënë një trashëgimi të madhe kulturore për qytetin tonë dhe rrethinën”, thotë Zoran Minov, drejtor i njësisë së Arkivit të Shtipit.

Mario Parizov, historian në Arkivin e Shtipit, shton se institucioni ruan gjithashtu fonde private të familjeve të njohura të Shtipit dhe të veprimtarëve të cilët kanë lënë gjurmë në kohën kur kanë vepruar, krijuar dhe kanë kontribuar për komunitetin

Screenshot 3 8 2026 13357 denesen.mk Copy 2

“Është interesante pjesa që lidhet me familjen Çepreganovi. Ata merreshin me tregti dhe është ruajtur një fletore ku janë regjistruar të dhënat për mallrat e shitura. Siç e përmendëm, kemi gjithashtu materiale të Sergej Mihajllovit. Pra, këto janë fonde personale të cilat i janë dorëzuar arkivit, janë përpunuar dhe ruhen tek ne, kështu që njerëzit mund të vijnë lirisht, t’i shohin dhe të bëjnë kërkime në këto fonde. Gjithashtu, dua ta shfrytëzoj këtë rast për t’u bërë thirrje të gjithë atyre që janë të gatshëm të dorëzojnë materiale për ruajtje në arkiv. Njerëzit shpesh hezitojnë t’i japin dokumentet e tyre, sepse nuk e dinë se si ruhen ato këtu. Gjithçka do të sistemohen, do të bëhen disa kopje dhe do të krijohet një fond i veçantë”, thotë Parizov.

Dokumentet arkivore ruhen sipas standardeve

Drejtori i Arkivit të Shtipit, Minov, shpjegon se dokumentet më të rëndësishme arkivore ruhen në kasaforta, në arka metalike dhe në rafte që plotësojnë standardet përkatëse.

“Është e rëndësishme të theksojmë se çdo arkiv duhet të jetë larg lumenjve dhe në vende më të larta, siç është edhe arkivi ynë, i cili ndodhet në një kodër. Ne i përmbushim këto standarde. Ndodhemi në një vend të përshtatshëm dhe dokumentacioni ruhet në mënyrën e duhur. Duhet të ketë lagështi ideale, qarkullim të përshtatshëm të ajrit dhe temperaturë të kontrolluar. Nuk duhet të ketë pluhur. Ne kemi një departament që kujdeset për të gjitha këto dhe përpiqemi t’i ruajmë dokumentet në mënyrën më të mirë të mundshme. Sepse kjo është një trashëgimi nga e kaluara për të ardhmen. Temperatura duhet të jetë nga 18 deri në 21 gradë, ndërsa lagështia nga 75 deri në 85 për qind”, thotë Zoran Minov, drejtor i njësisë së Arkivit të Shtipit.

Minov, Parizov, Mitev dhe Shalev, gjatë bisedës me MIA-n, theksojnë se vizitorët më të shpeshtë janë studentët e arkitekturës, të cilët kërkojnë fotografi ose dokumente për ndërtesat e vjetra. Pas tyre vijnë qytetarët që kanë nevojë për dëshmi të përfundimit të arsimit fillor ose të mesëm, si dhe ish-punonjësit e ndërmarrjeve të mbyllura nga 13 komunat e Rajonit Lindor, të cilëve u nevojitet dokumentacion për rregullimin e stazhit të punës dhe realizimin e të drejtës për pension.

Screenshot 3 8 2026 13410 denesen.mk Copy 2

Punonjësit e njësive rajonale të Arkivit në Maqedoni kujdesen gjithashtu dhe kryejnë kontrolle në qytete të ndryshme ku ndodhen arkiva të institucioneve shtetërore, në të cilat ruhen dokumente të rëndësishme.

Ndërtesa e Arkivit të Shtipit – e ndërtuar nga betoni i papërpunuar dhe çeliku

Përveç pasurisë që ruan në depot e saj, ndërtesa e Arkivit të Shtipit tërheq vëmendje edhe për arkitekturën e saj. Stili arkitektonik në të cilin është ndërtuar kjo ndërtesë quhet brutalizëm. Termi brutalizëm nuk vjen nga fjala “brutale”, si një lidhje me pamjen e këtyre objekteve, por nga emërtimi i betonit të papërpunuar nga i cili ndërtohen ndërtesat – béton brut.

Objekti është projektuar nga një prej arkitektëve më të njohur maqedonas, Georgi Konstantinovski, dhe është ndërtuar në vitin 1976. Depot e arkivit kanë më shumë se 600 metra katrorë hapësirë dhe përbëhen nga tri nivele.

Në Arkivin e Shtipit, në vitin 2019, janë xhiruar edhe disa skena të filmit të njohur maqedonas “Zoti ekziston, emri i saj është Petrunija”, me regji të Teona Strugar Mitevskës, ndërsa një nga rolet interpretohet edhe nga motra e saj, Labina Mitevska. Filmi është bazuar në një ngjarje të vërtetë që ka ndodhur gjatë festës së Ujit të Bekuar (Vodiçi) në vitin 2014, në lagjen historike Novo Sellë.

Postimet e fundit