tanec1

Arkivi dhe ,,Tanec'' me mision të përbashkët për afrimin e traditës maqedonase

Sot, drejtori i Arkivit Shtetëror mr. Dimitar Bogeski dhe drejtoresha e Ansamblit Kombëtar për valle dhe këngë popullore ,,Tanec'', Vesna Mitevska, zhvilluan një takim gjatë të cilit nënshkruan Marrëveshje për bashkëpunim. Me këtë Marrëveshje vendoset bashkëpunimi në drejtim të ruajtjes, promovimit dhe afirmimit të trashëgimisë kulturore dhe historike të Maqedonisë, si dhe organizimit të ngjarjeve dhe aktiviteteve të përbashkëta me qëllim që tradita e pasur arkivore dhe folkrorike ti afrohet sa më shumë publikut.

Postimet e fundit