profilnologoWEB

Takimi i z. Kiril Petrov, drejtor i Arkivit Shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut me dr. Bojan Cvelfar, drejtor i Arkivit të Republikës së Sllovenisë (Shkup - 15 mars 2019)

Me datë 15 mars 2019, dr.Bojan Cvelfar, drejtor i Arkivit të Republikës së Sllovenisë, e vizitoi Arkivin Shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Shkup dhe u takua me drejtorin z. Kiril Petrov.

Në takimin e punës, dy drejtuesit biseduan për bashkëpunimin e sukseshëm të deritanishëm mes dy arkiveve shtetërore, si dhe për mundësitë e ardhshme për të realizuar projekte të përbashkëta. Vëmendje të veçantë gjatë takimit ju kushtua pyetjes për sukcesimin e materialit arkivor që nga ish RSF Jugosllave dhe aplikimin për Projektin për digjitalizimin e trashëgimisë së përbashkët arkivore nga RSFJ, gjegjësisht implementimin e Marrëveshjes për çështjet dhe sukcesionin e ish RSFJ dhe aneksin D, i cili i referohet çështjeve arkivore.

Aplikimi për projektin për digjitalizim është në lidhje me thirrjen nr. 2018-1 të Fondit të Komunitetit ekonomik Evropian dhe Norvegjisë për grante për bashkëpunim rajonal, me qëllim të marrjes të ndihmës finansiare për projektin “Digjitalizimi i trashëgimisë arkivore nga ish Jugosllavia”. Ai është projekt i përbashkët me Arkivin e Republikës së Sllovenisë, si partner kryesor, Arkivi shtetëror Kroat, Arkivi i Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Arkivi i Jugosllavisë, si dhe Arkivi nacional i Norvegjisë, si partner – ekspert.

Postimet e fundit