Drejtori i Arkivit shtetëror dhe përfaqësuesi zyrtar i Qeverisë sonë në procesin e trashigimisë së dokumenteve arkivore nga ish Jugosllavia, dr. Emil Krsteski në Beograd pati takime dhe bisedime me ministrin e punëve të jashtme të Sërbisë, dr. Nikola Selakovi dhe me drejtorin e Arkivit të Jugosllavisë dr. Milan Terziç. Tema kryesore ishte përshpejtimi i procesit të digjitalizimit të dokumenteve të lidhura me Maqedoninë nga periudha pas Luftës së Dytë Botërore deri në vitin 1992 dhe marrja e tyre nga depot e Beogradit. Së bashku arritën në përfundim se ky është një proces i rëndësishëm që duhet të vazhdojë me intensivisht, i cili është në interes të të dy vendeve mike dhe të të gjitha vendeve të tjera të dala nga ish SFRJ. Në këtë drejtim, në takimet u vlerësua se nevojitet mbështetje adekuate nga Bashkimi Evropian.




