organiser-les-archives

"Thirrje publike te pronarët privatë për dhurim të materialit arkivor"

Arkivi shtetëror i Republikës së Maqedonisë së Veriut vazhdimisht plotëson fondet arkivore që janë në pronësi private në interes të poseduesve dhe studiuesve nga vendi dhe jashtë saj. Përmes kësaj thirrjeje, pronarëve privatë (krijuesve) u ofrohet mundësia të dhurojnë materiale arkivore - fonde personale e cila është e një rëndësie të veçantë për historinë kombëtare dhe lokale si dhe për jetën shoqëroro-politike, ekonomike dhe kulturore në Republikën e Maqedonia e Veriut. Materiali arkivor i dhuruar në Arkivin shtetëror dhe në njësitë e tij rajonale pajiset me akomodim të përshtatshëm, mbrojtje fizike dhe teknike, kërkime profesionale-shkencore, studim e përpunim si dhe përdorim për qëllime shkencore. Materiali arkivor i destinuar për dhuratë kategorizohet sipas disa kritereve, duke përfshirë veçantinë, rrallësinë dhe veçantinë e lëndës arkivore, ruajtjen, origjinalitetin dhe autorësinë. Mbajtësit dhe krijuesit e lëndës arkivore kategorizohen sipas kohës, vendit, rolit dhe funksionimit në jetën shtetërore, politike, ekonomike dhe kulturore. Pranimi i materialit arkivore kryhet duke angazhuar arkivistë nga Arkivi shtetëror, në mënyrë që të bëhet korrespondenca me mbajtësit e mundshëm, të bëhen kontakte personale dhe të merren vesh kushtet në të cilat mund të asgjësohet lënda arkivore që është në pronësi private.

            U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë material arkivor të tregojnë përgjegjësi shoqërore dhe t'ia dhurojnë Arkivit shtetëror si një institucion që kujdeset për kujtesën kolektive dhe të shkuarën historike. Nga materialet arkivore të dhuruara do të formohen fonde arkivore të cilat në të ardhmen do të jenë në dispozicion të studiuesve dhe prej tyre do të dalin botime të vlefshme në fushën e historisë politike, historisë së jetës së përditshme, historisë kulturore dhe etj. Të gjithë të interesuarit mund të kontaktojnë në numrin e telefonit 02 3237 211 lokalet 121 dhe 122, drejtpërdrejt në Arkivin shtetëror, Kej “Dimitar Vlahov” nr. 19 në Shkup ose në e-mail adresat: marjan.gijovski@arhiv.gov.mk dhe nebahat.rushid@arhiv.gov.mk. Informacione për dhurimin e lëndës arkivore mund të merren në njësit rajonale në Shkup, Tetovë, Ohër, Manastir, Prilep, Strumicë, Shtip, Veles dhe Kumanovë, kontaktet e të cilave mund të gjenden në faqen tonë të internetit www.arhiv.mk.

Postimet e fundit