1

IKARUS PROMOVON PLATFORMËN ONLINE PËR ARKIVAT

IKARUS ( International centre for archival research – ICARUS) me 22 shkurt të vitit 2022 organizon takim - online, ICARUS Jour Fixe #3 për anëtarët dhe profesionistët e arkivave –personave të jashtëm. Arkivi shtetëror u prezantua me Svetllana Usprcova, udhëheqësen e Sektorit për hulumtim, shfytëzim dhe publikim të materialit arkivor, dhe me m-r Marjan Gijovski, udhëheqës i Njësisë për hulumtim, bashkëpunim ndërkombëtar dhe brendshëm. Tema kryesore në takimin ishte shqyrtimi I aktiviteteve të realizuara të IKARUS në periudhën e kaluar si dhe u prezantuan projektet e ardhshme. Në takim u ndanë përvoja rreth projektit ,,Topoteka”, i konceptuar si një platformë online që promovon material arkivor nga poseduesit privat dhe i referohen segmenteve të ndryshme të jetës shoqërore nga e kaluara. ,, Topoteka” e bën trashëgiminë historike lehtësisht të aksesueshme dhe të dukshme për publikun. Arkivi shtetëror bën pergaditjet për përfshierjen në këtë projekt e cila do të numërohet në arkivat evropiane të cilat gjejnë forma të avancuara të ruajtjes së historisë.

1

Pjesëmarrësit gjithashtu diskutuan për Konventën IKARUS që do të mbahet në maj të vitit 2022, në Paris me temën: ,, Arkivat private dhe publike në shek. 21” me mbështetjen e Ministrisë së kultures franceze dhe Arkivit Kombëtar të Francës. Takimet e hapura janë pjesë e politikës për transparencën e IKARUS dhe përfshirjen e sa më shumë profesionistëve arkivor nga Europa, duke përfshirë edhe vendin tonë për shkëmbimin e ideve dhe përvojave. Arkivi shtetëror përpiqet të ndjekë të gjitha nismat e arkivave në nivel rajonal dhe europian me pjesëmarrjen e punonjësve të institucionit, në takimet e organizuara nga institucionet arkivore ndërkombëtare.

Postimet e fundit