Drejtori i Arkivit Shtetëror dr. Emil Krsteski dhe kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonsisë së Veriut, Reis-ul-ulema, Haxhi Hafiz Shaqir Efendi Fetahu në Shkup për herë të parë u nënshkrua Memorandum për bashkëpunim ndërmjet dy institucioneve.
Qëllimi i nënshkrimit të këtij Memorandumi është zgjerimi i bashkëpunimit të ndërsjellë në fushën e veprimtarisë shkencore- kërkimore, arkivore dhe arsimore.
Në bazë të këtij Memorandumi në të ardhmen parashikohen projekte të përbashkëta, organizim i përbashkët i konferencave shkencore dhe botim i koleksioneve të dokumenteve, shkëmbim botimesh dhe akses në biblotekat dhe arkivat për punonjësit e të dy institucioneve, si dhe shkëmbim i kopjeve të materialeve arkivore.




