Dje, me datë 12 mars të vitin 2023 në Qendrën Memoriale të holokaistit të Hebrenjve në Maqedoni në manifestimin solemn u hap ekspozita ,,Maqedonia përkujton. Asnjëherë të mos harohet!'', e përgatitur me rastin e 80 vjetorit të Hebrenjve nga Maqedonia, nga Arkivi Shtetëror i Republikës së Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me Institutin e historisë Kombëtare - Shkup.
Në prani të delegacioneve të shumta vendase dhe të ftuarve nga Shteti i Izraelit, ekspozita u hap me fjalimet nga z. Goran Sadikario, drejtor i Qendrës Memoriale të Holokaustit të Hebrenjve në Maqedoni, akademik Dragi Gjorgjiev drejtor i Institutit të Historisë Kombëtare dhe Gotse Stojanovski, udhëheqës i Njësisë të Arkivit Shtetëror në Manastir dhe prof. dr. Aleksandar Manojllovski nga Instituti i Historisë Kombëtare, i cili është një nga autorët e ekspozitës.
Në fjalimin e tij para të pranishmëve, Goce Stojanovski theksoi se interpretimi historiografik dhe metodologjik i mblshtetur në materialet arkivore nënkupton ballafaqimin tonë me të kaluarën dhe edukimin e kujtesës kulturore.
Ekpozita përbëhet nga 19 panele që shfaqin mbi 200 fotografi dhe dokumente arkivore që i përkasin Arkivit Shtetëror- pjesa Qendroredhe Njësitë e tij në Shkup, Manastir, Shtip, Institucioni Kombëtar Muzeu i Maqedonisë, Instituti Kombëtar i Arsimit dhe Muzeu Shtip, muzeu historik i Evrenjve në Beograd, Republika e Sërbisë dhe Arkivi Shtetëror qendror i Sofisë, republika e Bullgarisë. Autorët dr. Jamina Damjanovska , prof. Aleksandar Manojlovski dhe prof.dr. Lenina Zhila, përmes një hulumtimi të kryer synojnë të tregojnë funskionimin e komunave fetare hebreje në Maqedoni deri në vitin 1941, fillimet e depërtimit dhe pasqyrimit të politikës antisemite të Mbretërisë së Bullgarisë, mohimit të popullatës hebreje dhe deportimi i saj në kampin Treblinka në teritorin e Polonisë së pushtuar.