1

70 VJEt njësia e ARKIVIT SHTETËROR – Manastir

Njësia e Arkivit Shtetëror - Manastir dje ka shënuar shtatëdhjetë vjet të ekzistencës së tij, në Shtëpinë e Oficerëve në qytetin e Manastirit. Ngjarjes iu drejtua u.d drejtori i Arkivit Shtetëror, m-r. Hrista Najdanov, ambasadori gjerman, N.E. Petra Dreksler, kryetari i Komunës së Manastirit, Toni Konjanovski, si dhe shefi i Departamentit, Goce Stojanovski.

7 1

Në të njëjtën kohë, në këtë manifestim u promovua edhe monografia me titull "70 vjet kronotopi arkivor Manastir" e përgatitur nga profesionistë të arkivës, e cila u promovua nga recensentja dr. Jasmina Damjanovska. Të ftuarit e manifestimit solemn u njohën me të kaluarën dhe zhvillimin e Njësisë ndër dekada në diskutimin e zhvilluar në forumin arkivor.

4 3

Njësia në Manastir ka një nga koleksionet më të mëdha fotografike, fondin e vëllezërve Manaki, më i madhi edhe në Ballkan dhe ndoshta një nga më të mëdhenjtë në Evropën Juglindore. Përveç kësaj, ajo ka 1070 fonde dhe përmbledhje të periudhave të ndryshme. Dokumentet më të vjetra datojnë nga periudha midis shekujve 13 dhe 14, gjë që është një kuriozitet i vërtetë.

Arkivi Shtetëror dhe njësitë e tij në të gjithë vendin mbeten roje të trashëgimisë kulturore-historike dhe dokumentare me reputacion të krijuar.

2 2
5 1

Postimet e fundit