Më 23 shtator 2025 (e martë), në orën 12:00, në IK Muzeun Kombëtar të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të hapet ekspozita "Memoriale nga Lufta e Parë Botërore në Fondet dhe Përmbledhjet e Arkivave të Jugosllavisë" e Arkivit të Jugosllavisë dhe Institutit Republikan për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës të Republikës së Serbisë. Ekspozita do të hapet nga prof. dr. Natasha Kotllar-Trajkova, drejtoreshë e Arkivit Shtetërore, dr. Milan Terziç, drejtor i Arkivave të Jugosllavisë dhe dr. Nenad Lajbenshperger nga Instituti Republikan për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës të Republikës së Serbisë.
Në këtë aktivitet do të promovohen botimet e dr. Zhivko Avramovskit (1926-2020), historian nga Instituti i Historisë Bashkëkohore në Beograd, i lindur në fshatin Neproshteno, Komuna e Tearcës. Puna e gjerë shkencore e profesorit Zhivko Avramovski përfshin disa monografi, studime, përmbledhje dokumentesh dhe mbi njëqind punime shkencore.
