Udhëheqësia

DREJTORI

IMG 2373

 

Mr. Dimitar Bogeski ka lindur më 21 prill 1981, në Shkup. Studimet universitare dhe pasuniversitare i përfundoi në Institutin e Historisë në Fakultetin e Filozofisë, ku mbrojti tezën e masterit "Aktivitetet e VMRO-së në Maqedoninë e Vardarit 1919-1934".

Në Arkivin Shtetëror filloi me pune në vitin 2008 dhe nga viti 2010 deri në vitin 2015 ishte udhëheqës i Njësisë të Arkivit Shtetëror - Shkup, nga viti 2015 deri në vitin 2017 ishte u.d. këshilltar shtetëror në Arkivin Shtetëror - pjesa qendrore, dhe që nga viti 2017 udhëheqës i njësisë në Arkivin Shtetëror - pjesa qendrore .

Mr. Dimitar Bogeski ka qenë edhe këshilltar në Këshillin e Komunës Qendër në periudhën prej vitit 2005 deri në vitin 2009 dhe kryetar i Komisionit për ngritjen e monumenteve dhe përmendoreve (Luftëtari mbi kalë, Shën Kirili dhe Metodi, Shën Klimenti dhe Naumi, Karposh). Si këshilltar ka qenë edhe kryetar i Komisionit të Kulturës pranë Këshillit.

Ishte pjesëmarrës në forume dhe konferenca arkivore ndërkombëtare, si ‘’Konferenca e Arkivave në vendet sllave’’, mori pjesë në aktivitetet e organizuara nga Fondacioni Ndërkombëtar ‘‘Forumi i Vendeve Sllave’’,, Instituti Ndërkombëtar për Shkencën Arkivore’’ IIAS; ,,IIAS Autum Archival School’’.

Ka marrë pjesë në disa projekte dhe iniciativa të organizatave joqeveritare, si trajnime për lidership politik, menaxhim politik dhe drejtimin e fushatave në organizimin e IRI-së , aktivitete në lidhje me shkollat komunale dhe çerdhet në komunën e Qendrës si projekt i USAID-it. Ka marrë certifikatë për marrëdhënie me publikun dhe media nga QDN, ka ndjekur seminare, trajnime dhe ligjërata të fondacionit ‘’Konrad Adenauer’’, ka marrë pjesë në projekte që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik lokal përmes BNJVL-së, Komunës Qendër dhe UNPD-së.

Flet anglisht dhe gjuhë sllave nga Ballkani

Punime profesionale -shkencore:

- ,,Arkivi në Shkup 1952-2012 - REGJISTRIME’’, Përvjetori i arkivit historik Pozharec, viti. 1 nr.1 , 2012.

"Problemi i racionalizimit dhe vlerësimit në disa sfera të punës arkivor" SHËNIME, Libri Vjetor i Arkivit Historik të Pozharevcit, viti 2, nr. 2, 2013

"Monografi mbi Arkivin e Qytetit të Shkupit" me një ekspozitë në Paris, nën patronazhin e UNESCO-s

ZËVENDËS DREJTORI

trendi 1

 

 М-р Тренделина Деари е родена на 10 септември 1983 година во Гостивар, Република Северна Македонија.

Arsimin fillor e përfundoi në SHF „Goce Dellçev“ në Gostivar, ndërsa arsimin e mesëm e vazhdoi në Shkollën e Mesme të Mjekësisë „Nikola Shtejn“ në Tetovë, ku fitoi arsim profesional me titull motre medicinale – teknik.

Në vitin 2006 diplomoi në Fakultetin për trajnim pedagogjik dhe metodologjik – drejtimi Sociologji në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, ku fitoi titullin profesional Profesor i sociologjisë.

Në vitin 2017 përfundoi studimet pasuniversitare (cikli i dytë) në Universitetin „Shën Kirili dhe Metodi“ në Shkup, në Institutin për hulumtime sociologjike dhe politiko-juridike – Shkup, në programin studimor Sociologji – menaxhimi i ndryshimeve shoqërore, me ç’rast fitoi titullin shkencor Magjistër në sociologji – menaxhimi i ndryshimeve shoqërore.

Që nga viti 2008 është e punësuar si profesore e sociologjisë në Shkollën e Mesme të Përgjithshme (gjimnazin) në Gostivar, ku ka fituar përvojë të rëndësishme profesionale në procesin arsimor, në veprimtarinë mësimore dhe në punën me të rinjtë.

Gjatë karrierës së saj profesionale ka marrë pjesë aktive në shumë trajnime, seminare dhe punëtori vendore dhe ndërkombëtare në fushën e arsimit, dialogut ndërkulturor, arsimit inkluziv, edukimit për paqe, si dhe në zbatimin e metodave bashkëkohore të mësimdhënies. Ajo posedon disa certifikata të lëshuara nga institucione dhe organizata relevante, ndër të cilat Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Byroja për Zhvillimin e Arsimit, Qendra e Dialogut Nansen – Shkup, Ambasada e Parë e Fëmijëve në Botë „Megjashi“, si dhe organizata të tjera që veprojnë në fushën e arsimit dhe zhvillimit shoqëror.

Shquhet për aftësi të zhvilluara komunikimi dhe organizimi, aftësi për punë në ekip dhe bashkëpunim ndërkulturor, si dhe për nivel të lartë tolerance, përgjegjësie dhe përkushtimi profesional.

Gjuhën shqipe e përdor si gjuhë amtare, ndërsa në mënyrë aktive zotëron gjuhën maqedonase, serbe dhe angleze, ndërsa gjuhën turke e njeh në nivel bazë.

Posedon aftësi solide informatike, duke përdorur në mënyrë aktive programet kompjuterike Microsoft Word, Excel dhe PowerPoint, si dhe duke punuar me pajisje moderne kompjuterike