TrstLogo2018

DIGITALIZIMI I ARKIVAVE URGJENTE

30. Konferenca ,,Dita Ndërkombëtare e Arkivave’’ dhe 14. Shkolla e vjeshtës për arkivistik, organizuar nga Instituti Ndërkombëtar i Arkivave në Triesta dhe Maribori (International Institute for Archival Science of Trieste and Maribor - IIAS) dhe Arkivi shtetëror në Triesta

Përfaqësuesit e Arkivit shtetëror patën mundësinë së bashku me qindra arkivistë të tjerë nga e gjithë bota të merrnin pjesë në Konferencën e 30-të ,, Dita Ndërkombëtare arkivave’’, e cila u zhvillua më 7 dhe 8 Dhjetor 2020 duke përdorur platformën virtuale Zoom.

Përfaqësuesi zyrtar i delegacionit të Arkivit Shtetëror në këtë konferencë ndërkombëtare ishte Dr. Emil Ksteski.

Konferenca është organizuar nga Instituti Ndërkombëtar i studimeve arkivore nga Triesta dhe Maribori (International Institute for Archiival Science of Trieste and Maribor - IIAS) dhe arkivi shtetëror në Triesta.

Dy temat kryesore në konferencë ishin:

  • Profesioni arkivist dhe
  • Arkivimi digjital: arkivat elektronike

Në konferencë morën pjesë përfaqësues të njëzet vendeve, mes të cilëve edhe nga: Sllovenia, Italia, Kroacia, Malta, Rusia, India, Finlanda, Polonia, Sllovakia, Bosnja dhe Hercegovina, Sulltanati i Omanit, Republika Çeke, Romania, Bellorusia, Austria, Kazakistani, Gjermania dhe Republik e Maqedonisë së Veriut.

Dy përfaqësues nga Arkivi shtetëror, në periudhën prej 7 deri 12 dhjetor 2020 do të marrin pjesë në shkollën e 14 të vjeshtës për arkivistikë, e organizuar gjithashtu nga Instituti ndërkombëtar për arkivistikë nga Triesta dhe Maribori.

Të gjitha punimet e paraqitura në konferencë do të botohen në “Atlanti”, revistën e Institutit ndërkombëtar për arkivistikë nga Triesti dhe Maribori, e cila botohet vazhdimisht që nga viti 1991 dhe është veçanërisht e njëhur mes arkivistëve. Verzioni elektronik i kësaj reviste mund të gjendet në http://www.iias-trieste-maribor.eu , artikujt në të janë të shkruara në gjuhën angleze, italiane dhe sllovene.

Këtë vit shënohet 35 vjetori i punës së Institutit ndërkombëtar për arkivistikën, i cili në fillim mbante një emër tjetër dhe kishte strukturë tjetër, por që nga fillimi e ka botuar revistën “Atlanti”, si revistë e kushtuar teorisë dhe praktikës së arkivës moderne.

Sipas statistikave, në tridhjetë vitet e kaluara në “Atlanti” janë botuar 12,000 faqe, si kontribut i rreth 900 autorëve, dhe Instituti ndërkombëtar për arkivistikë fitoi statusin e një nga organizatat arkivore më me renome në Evropë dhe në botë.

Në hapjen e Konferencës së 30të, pjesëmarrësit u përshëndetën nga: Dr. Peter Pavel Klasinc, drejtor i Institutit ndërkombëtar të arkivistikës nga Triesti dhe Maribori, dhe shef i departamentit për arkivistikë në Alma Mater Europeana; znj. Xhulijana Barera, kryetare e Këshillit të anëtarëve të Institutit ndërkombëtar të arkivistikës dhe përfaqësuese nga Drejtoria gjenerale e arkivave pranë Ministrisë së Kulturës në Itali; znj. Gracia Tatu, zv. Drejtore e Institutit ndërkombëtar të arkivistikës dhe drejtore e shkollës vjeshtore për arkivistikë; z. Diter Shlenker, drejtor i Arkivave historik të bashkimit Evropian në Firencë; Dr. Çarlls Faruxha, drejtor i Arkivit kombëtar i Maltës dhe kryetar i degës evropiane të Këshillin ndërkombëtar të Arkivave; z. Ludvik Toplak, kryetar i Alma Mater Europeana – Qendra evropiane në Maribor; Dr. Bojan Cvelfar, drejtor i Arkivit të Republikës së Sllovenisë; z. Matej Muzheniq, kryetar i Shoqatës së arkivistëve të Sllovenisë dhe z. Mihail Larin, profesor në Univerzitetin e shkencave humane në Moskë, Rusi.

Në konferencën u prezantuan gjithësej 26 punime, të cilat kishin të bënin me punën e arkivave transnacionale, arsimin arkivor, transformimin e arsimit të arkivistëve në kohën digjitale dhe arkivimin digjital dhe mundësitë dhe perspektivat e tij.

Gjatë konferencës u mbajt edhe Asambleja gjenerale e 36të e anëtarëve të Këshillit të institutit ndërkombëtar.

Postimet e fundit