Në kuadër të projektit “Digjitalizimi i Arkivit Shtetëror të Maqedonisë – DIG_DARSM”,i cili realizohet me mbështetjen e Qendrës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (CMSR) të Republikës së Sllovenisë, më 10 qershor 2026 në Arkivin e Sllovenisë u mbajt një takim pune ndërmjet drejtorit të Arkivit Shtetëror, mr. Dimitar Bogeski, dhe drejtorit të Arkivit të Republikës së Sllovenisë, dr. Andrej Nared.
Gjatë takimit, me kolegët u shkëmbyen përvoja dhe u diskutuan sfidat në zbatimin e menaxhimit elektronik të dokumentacionit arkivor, përfshirë edhe kuadrin ligjor, duke konfirmuar kështu vazhdimësinë e bashkëpunimit të frytshëm ndërmjet këtyre dy institucioneve me rëndësi të veçantë.
Qëllimi i Arkivit Shtetëror është të shndërrohet në një sistem kombëtar të centralizuar për arkivimin e dokumenteve, përmes pilot-projektit për implementimin e e-arkivit dhe e-depositit (e-depot).
Ky projekt përbën një nga shtyllat themelore të strategjisë për vendosjen e një sistemi pune pa letra, përmes digjitalizimit të procesit të arkivimit në Maqedoni dhe zhvillimit të një arkivi kombëtar elektronik brenda Arkivit Shtetëror.

