Javën e kaluar më 11 shkurt 2020, një delegacion nga Arkivi Shtetëror i Maqedonisë së Veriut zhvilloi një vizitë zyrtare në Agjencinë e Arkivave Shtetërore të Kosovës në Prishtinë, ku Drejtori i përgjithshëm i sapoemëruar Z. Bedri Ziberaj. Delegacioni i përbërë nga: Dr. Emil Krsteski, Drejtor, Dr Muzafer Bislimi, Zëvendës Drejtor, Emilija Rop, udhëheqese e njësis për hulumtim,shfrytëzim dhe publikim të materjalit arkivor dhe bashkëpunim ndërkombëtar, dhe Drenusha Selmani Ejupi bashkëpuntor i ri, realizuan këtë vizitë pune për të thelluar bashkëpunimin midis dy institucioneve. . Me këtë rast, të dy palët shprehën gatishmërinë për të vazhduar aktivitetet midis dy institucioneve, të cilat tashmë kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi. Drejtorët e dy institucioneve arkivore prezantuan punën dhe organizimin e tyre, dhe ranë dakord për nevojën për të forcuar bashkëpunimin e ardhshëm. Ata u zotuan të mbështesin, promovojnë dhe zbatojnë aktivitete të përbashkëta në fushën e arkivizmit. Kjo përfshin lehtësimin e punës hetuese në arkiva dhe shkëmbimin e përvojave, kryerjen e botimeve dhe ekspozitave tematike përmes punës së komiteteve të përbashkëta, pjesëmarrjen në punimet e tyre në revista shkencore dhe shkëmbimin e botimeve arkivore.
Të dy delegacionet ranë dakord që përfaqësuesit e Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës në të ardhmen e afërt duhet të vizitojnë Arkivin Shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut .
Në të njëjtën ditë u realizua edhe një vizitë në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës "Pjetër Bogdani" në Prishtinë. Takimi me Drejtorin Fazli Gajraku diskutuan mënyrat e mundshme të bashkëpunimit, duke nënshkruar një memorandum që do të mundësonte pasurimin e bibliotekës nga Bibliotekës Kombëtare të Kosovës me botime arkivore nga Arkivi Shtetëror i Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe shkëmbimi i materialit të dixhitalizuar të bibliotekës, të tilla si gazeta, revista dhe të ngjashme, për të plotësuar fondet dhe koleksionet arkivore.