Arhivot_vo_Skopje

TATJANA ALEKSOVSKA SAPUNXHIOSKA: "QËLLIMI YNË ËSHTË QË DOKUMENTET TI RUAJMË, T'I DHURONI NË ARKIVIN SHTETËRORË"

Udhëheqësja e njësisë rajonal - Shkup, Tatjana Aleksovska Sapunxhioska ishte mysafire në një nga televizionet kombëtare, ku ftoi pronarët privatë nga territori i qytetit të Shkupit që materialin arkivor ta dhurojnë në njësinë rajonale.

Udhëheqësja shpjegoi procedurën e dhurimit të materialit arkivore dhe valorizimin e tij, mënyrën se si mund të drejtohen pronarët privatë në njësinë rajonale dhe ruajtjen e mëtejshme të tij.Për momentin qytetarët janë të interesuar për informacion më të detajuar për llojet e dokumenteve që mund të dorëzohen dhe informohen për procedurën e dhurimit. Ajo iu referua edhe rolit të Arkivit shtetëror në shoqëri, si dhe procesit të mbledhjes, përpunimit, ruajtjes dhe afirmimit të dokumenteve nëpërmjet organizimit të ekspozitave.

https://www.youtube.com/watch?v=M2Ym4aRW3r0

Njësia rajonale, sipas udhëheqëses Tatjana Aleksovska Sapunxhioska, është e përkushtuar për modernizimin e qasjes në dokumente, me qëllim të ofrimit të shërbimeve cilësore për qytetarët e qytetit të Shkupit dhe rrethinës.Bëhet fjalë për nevoja pronësore - karakteri ligjor, të drejtat pensionale si dhe qëllime kërkimore.

Kjo njësi disponon me 772 fonde me materiale arkivore, të cilat mbulojnë periudhën nga koha kur Shkupi ishte komunë turke deri në periudhën ndërmjet dy luftërave botërore, Lufta Nacional Çlirimtare e deri më sot. Fondet janë në dispozicion për përdorim nga personat e interesuar sipas procedurës së përcaktuar.

Postimet e fundit