Arhivist_2021

Numri i ri i revistës "Arkivisti i Maqedonisë"

Në numrin e dyfishtë të ri të revistës “Arkivisti i Maqedonisë” (numri 29-30, 2021),të cilin e boton Arkivit shtetëror, botohen artikuj aktualë, profesionalë dhe shkencorë-historikë, të cilët tërheqin vëmendjen e lexuesve.Për 70-vjetorin e Arkivit shtetëror, i cili u shënua më 1 prill 2021,në revistë u përcoll fjalimi i sponsorit të ngjarjes, kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, me titull “Themeli i identitetit”.Drejtori i Arkivit shtetëror d-r Emil Krsteski,theksoi rëndësinë e Arkivit për shtetin dhe shkencën, në fjalimin e tij me titull "Rojtari i së kaluarës sonë - fener për të ardhmen tonë".

                Autorët e monografisë "Vula e kohës - 70 vjet nga Arkivi shtetëror (1951 - 2021)", dr. Branislav Svetozarevic dhe dr. Jasmina Damjanovska, i kushtuan dy tekste krijimit të kësaj vepre të vlefshme që gjurmon historinë e Arkivit që nga krijimi e deri më sot.Tatjana Sapunxhioska-Aleksoska në tekstin "Burimi thelbësor i artikullit" paraqet pjesë e historisë së pasur të qytetit të Shkupit, e cila u promovua përmes ekspozitës "Komuna e qytetit të Shkupit", e vendosur në nëntor të vitit të kaluar.

Arhivist 2021

Këshilli i redaksis të revistës "Arkivisti i Maqedonisë" me kënaqësi u dha hapësirë profesionistëve të vjetër arkivist, si Aco Angjelovski, i cili shkruan për procesin e dorëzimit të materialit arkivore, pastaj Sllavica Nikolovska, e cila botoi një artikull për sistemin e integruar informativ arkivistik të Maqedonisë. - nga ideja në realizim. Elisaveta Markoviq prezantoi me sukses Metodat për mbrojtjen parandaluese të materialit arkivore dhe fondeve nga agjentët biologjikë, artikull ky jashtëzakonisht i dobishëm për arkivistët që punojnë në depo.Rebeka Bajdevska-Gjoshevska lexuesve ja prezanton fondin "Spitali Shtetëror - Veles (1922 - 1944)", ndërsa Jasmina Damjanovska përpunon punën e qendrës arkivore në Titov Veles (1952 - 1953), raport i drejtorit të parë Petar Stojanov.M-r. Ljupka Todorovska, para lexuesve prezantoi botimin "Kronikat e fshatrave në rajonin e Lerinit", vëllimi 2, libri 1, nga autorët dr. Katerina Mirçevska, dr. Ljubica Janceva dhe dr. Dimitar Lorovski.

                Cilësinë dhe rëndësinë e kësaj reviste profesionale e vërteton edhe fakti që ekspertë nga arkivat e huaja botojnë artikuj në të.I tillë është rasti me artikujt "Moska - me kujdes për historinë" e Marija Muzalevskaja, artikulli i Mihail Nikolaeviq Milukov dhe Pavel Lukin Evgeneviq për udhëtimin e historianit P. N. Milukov në Maqedoni në fillim të shekullit XX.Nga Republika fqinje e Bullgarisë, dr. Rosica Angjelova publikoi një artikull në "Arkivisti i Maqedonisë" lidhur me Luftën e Parë Botërore, e cila u zhvillua në territorin e Maqedonisë.Doc d-r Elvis Orbaniq na njoftoi me librin e Vllatko Lemiq ,,Arkivat dhe koha dixhitale,, e botuar ne Zagreb.

                Historianët e njohur nga vendi ynë gjithmonë e rrisin vlerën e revistës me kërkimet e tyre të thella që paraqesin në artikuj.Në këtë dy numër patëm nderin të botojmë një shkrim të dr. Dragica Popovska për veprimtarinë e Shoqatës së Luftëtarëve të LNÇ.Dr. Sasho Dodevski iu referua historisë diplomatike përmes dokumenteve për marrëdhëniet jugosllavo-sudaneze dhe stafin maqedonas.Dr.Borçe Ilievski bëri një recension për veprën “Dokumentet osmane për historinë e Maqedonisë - regjistrimet e shekullit XIX, Sanxhaku i Shkupit, Kaza Shkup (1832/33), botuar nga Arkivi shtetëror.

                Studiuesi i shquar Blagoj Zashov shkruan për Historinë e Maqedonisë dhe të Krushevës për periudhën 1901-1903 bazuar në kërkimet e tij në arkivat rumune. Revista "Arkivisti i Maqedonisë" që nga viti i kaluar është dorëzuar në shkollat e mesme - gjimnazet të Shkupit si mjet mësimor për njohjen e nxënësve me arkivistikën dhe temat nga historia e Maqedonisë. Numri i ri i "Arkivistit të Maqedonisë" mund të blihet në Arkivin shtetëror.

Postimet e fundit