BANER_GOCE_5-1-1

Ekspozita "150 vjet nga lindja e Goce Dellçevit (1872 - 2022)"

Më 4 shkurt 2022. (e premte) në ora 12:00 në IK Muzeun e luftës maqedonase, në një manifestim solemn do të hapet ekspozita “150 Vjet nga lindja e Goce Dellçevit (1872 - 2022)” e përgatitur nga Arkivi shtetëror, nën kujdesin e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. Ekspozita paraqet veprimin dhe rolin e Goce Dellçevit si organizator i lëvizjes revolucionare nacionalçlirimtare maqedonase nga fundi i shekullit të 19-të dhe fillimi i shekullit të 20-të, gjegjësisht si ideolog, mësues, vizionar dhe udhëheqësi më i rëndësishëm i organizates revolucionare të Maqedonisë.

BANER GOCE 5 1 1

Autorët e ekspozitës, duke përdorur dokumentacion të pasur arkivor, trajtojnë figuren dhe veprën e Dellçevit nga disa aspekte, përmes letërkëmbimeve, dëshmive dhe pikëpamjeve për punën e tij nga bshkëluftëtarët, pastaj rrugën e mbetjeve të tij nga fsh.Banica përmes Sofjes deri në kryeqytetin e shtetit modern maqedonas, Shkup.Para publikut do të prezantohen materialet e lëna nga pasardhësit e Goce Dellçevit për përkujtimin e emrit dhe veprës së tij në kohët në vijim. Arkivi shtetëror përmes ekspozitës përcjell mesazhin se ai është ruajtësi i kujtesës së së kaluarës dhe i trashëgimisë kulturore-historike të popullit maqedonas, ku përfshihet edhe personazhi i Goce Dellçevit, lideri i lëvizjes çlirimtare maqedonase dhe luftës për një shtet të pavarur.

Postimet e fundit