Drejtori i Arkivit shtetëror dhe përfaqësues zyrtar i Qeverisë sonë në procesin e trashëgimisë së dokumenteve arkivore nga ish-Jugosllavia dr. Emil Krsteski, në Beograd pati një takim pune dhe bisedë me drejtorin e Arkivit të Jugosllavisë dr. Millan Terziq për aktivitetet e mëtutjeshme të cilat do të kontribuonin në përparimin dhe përshpejtimin e këtij procesi. Ndër të tjera, u pranua propozimi që të shqyrtohet procesi i dixhitalizimit të fondeve të plota dhe të përfshihen vendet e tjera trashiguese nga ish-RSFJ, dhe më pas të fillohet shkëmbimi i ndërsjellë, i cili në një periudhë të shkurtër kohore do të mundësonte të arrihet te materiali i shumtë dhe i rëndësishëm.
Në bisedë, nga të dy anët u theksua nevoja për përshpejtimin e procesit të trashëgimisë të materialit arkivorë nga periudha 1945-1991, e cila gjendet në këtë Arkiv dhe që ka të bëjë me Maqedoninë.Drejtori i Arkivit të Jugosllavisë dr. Milan Terziq, theksoi hapjen e këtij Arkivi për bashkëpunim të pandalshëm, ndërsa drejtori i Arkivit shtetëror dr. Emil Krsteski paralajmëroi vizitë të ardhshme në Beograd të ekspertëve për marrjen e materialit arkivorë në përputhje me Marrëveshja për trashëgiminë.Në takim u konstatua nevoja e thellimit të bashkëpunimit të ndërsjellë përmes shkëmbimit dhe prezantimit të ekspozitave dhe projekteve të tjera.