Makedonska-emigracija_Korica1

HISTORIOGRAFIA U PASURUA ME NJË BOTIM TË RI ‘‘EMIGRACIONI MAQEDONAS NË SHBA DHE KANADA NË KORRESPONDENCËN DIPLOMATIKE JUGOSLLAVE(1931-1942)’’

Koleksioni‘‘Emigracioni Мaqedonas në SHBA dhe Kanada në korrespondencën diplomatike jugosllave (1931-1942)’’ nga prof. dr. Todor Çepreganov dhe prof. dr. Teon Xhingo përbëhet nga koleksioni më i madh i dokumenteve që kanë të bëjnë me veprimet e organizatave të emigrantëve maqedonas në Shtetet e bashkuara të Amerikës dhe Kanada, përmes prizmës së perceptimit jugosllav ndaj maqedonasëve në këto shtete. Koleksioni përbëhet prej 408 dokumenteve diplomatike të krijuara dhe të arkivuara nga përfaqësuesit diplomatik të Mbretërisë së Jugosllavisë në SHBA dhe Kanada më saktësisht legata jugosllave në Uashington dhe konsullatat në Montreal, Nju Jork, Detroid dhe Çikago.

Makedonska emigracija Korica1

Ky koleksion i korrespondencës midis përfaqësuesve diplomatik në SHBA dhe Kanada, Ministria e punëve të jashtme dhe të brendshme të Mbretërisë së Jugosllavisë dhe përfaqësuesve diplomatik jugosllav në Sofje si dhe përfaqësuesve nga Banovina e Vardarit përmban të dhëna për aktivitetet e emigracionit maqedonas në SHBA dhe në Kanada, më konkretisht për mënyrën e veprimit të saj, organizimit, mbajtjen e kongreseve vjetore dhe finansimin. Një pjesë e dokumenteve janë në formë të raporteve në lidhje me aktivitetet e emigracionit maqedonas, por ka edhe dokumente që dëshmojnë për korrespondencën midis diplomatëve jugosllavë dhe FBI-së.

            Dokumentet janë të rradhitura kronologjikisht sipas datës së lindjes së tyre. Koleksioni përfshin aparatin shkencor për ngjarjet dhe për personat e përmendura në dokumente. Arkivi Shtetëror përfaqëson edhe një vepër të vlefshme historiografike e cila meriton të gjendet në biblotekat e shtëpive të lexuesëve.

Postimet e fundit

DOSJET: SEZAMË, HAPU!

Државниот архив на РСМ досега има потпишано билатерални договори или протоколи за соработка со државни

Zbulo me shume...