698582848_1280419914249575_2208587261481737401_n

Përfaqësues të National Skills Council në vizitë në Arkivin Shtetëror

Sot në Arkivin Shtetëror patëm nderin të mirëpresim përfaqësues dhe studentë nga National Skills Council i Maltës. Gjatë vizitës, mysafirët patën mundësinë të njihen nga afër me punën e Arkivit, si dhe me proceset e mbrojtjes, rregullimit dhe përpunimit të materialit arkivor. Në sektorin për konservim dhe restaurim u prezantua procesi i konservimit dhe restaurimit të dokumenteve arkivore, si pjesë e punës sonë të përditshme profesionale. Ndërsa në departamentin për rregullimin dhe përpunimin e materialit arkivor nga periudha e vjetër, si dhe në departamentin për periudhën osmane, mysafirët patën mundësinë të njihen me fonde të vlefshme arkivore, dokumente osmane dhe fermane që dëshmojnë historinë e pasur të këtyre trojeve.

Postimet e fundit