Korica_DEBAR1024_1

ARKIVI SHTETËROR BOTOI VËLLIMIN E PARË TË EDICIONIT ,,DOKUMENTET SHQIPTARE PËR HISTORINË E MAQEDONISË, VITI 1941-1944’’

Arkivi Shtetëror ka realizuar një periudhë të gjatë kërkime shkencore në Drejtorinë e përgjithshme të Arkivave të Republikës së Shqipërisë nga të cilat doli dhe përbledhja e dokumenteve me titull ,,Dokumentet shqiptare për historinë e Maqedonisë, (1942-1944)’’, vëllimi 1, parathënia, përzgjedhja, përkthimi, redaksia dhe komentet: prof.dr. Muzafer Bislimi. Kjo përmbledhje përmban dokumente që përkthehen për herë të parë në gjuhën maqedone dhe gjuhën shqipe, dhe i referohen territoreve të Maqedonisë të cilët gjatë një periudhe të caktuar kanë qenë pjesë e Italisë fashiste, gjegjësisht e Mbretërisë Shqiptare. Këto territore administrativisht përfshiheshin nën Prefekturën e Dibrës e cila nga ana e saj përbëhej nga 5 nënprefektura - Reka, Gostivari, Tetova, Kërçova, Struga dhe 5 rrethe - Bashkia (Komuna) - Dibër, Tetovë, Gostivar, Kërçovë dhe Strugë. Në këtë vëllim janë të përfshira dokumente nga janari i vitit 1942 deri në gusht të vitit 1944.

Korica DEBAR1024 1

Numri më i madh i tyre paraqesin raporte, kërkesa, urdhëra ose korrespondencë mes organeve qeveritare duke filluar nga komunat më të vogla, rrethet, prefekturat, nënprefekturat deri te ministritë dhe Këshilli i ministrave (Qeveria e Mbretërisë Shqiptare), por ka edhe dokumente nga kërkesa të ndryshme të individëve drejtuar autoriteteve vendore dhe qendrore. Vëmendje e veçantë i kushtohet korrespondencës ndërmjet organeve qeveritare në të cilat në disa raste ka konflikte apo padurim mes funksionarëve të ndryshëm në oligarkinë shtetërore. Në disa dokumente nga korrespondenca mes organeve shtetërore kemi raporte të ndyshme për strukturën fetare e kombëtare dhe gjuhën e folur nga popullata e nënprefekturës së Strugës, gjithsej në 13 komuna. Në përmbledhjen përfshihen raporte të autoriteteve sanitare dhe shëndetësore, më pas raportet javore për personat e vdekur, si dhe dokumente për administratën shtetërore etj.

2 1

Në këtë vëllim janë përkthyer dhe përpunuar gjithësej 169 dokumente të cilat janë nga aspektet politike, ekonomike, fetare, kulturore, administrative, shëndetësore e të tjera. Në bazë të këtyre dokumenteve mund të hetohet zhvillimi i administratës shtetërore të këtyre zonave, organizimi territorial, qëndrueshmëria financiare e një ndarjeje të tillë, funskionimi i komunave, nivelizimi i pagave të administratës, shtesat, shpenzimet, sigurimet shëndetësore dhe kujdesi për popullatën, funksionimi i administratës, qëndrimi i popullatës ndaj qeverisë dhe në përgjithësi marrëdhëniet dhe bashkëjetesa mes popullsatës së këtyre zonave.

Postimet e fundit