Arkivi Shtetëror dhe Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut nënshkruan memorandum bashkëpunimi. Qëllimi i këtij memorandumi është forcimi dhe zgjerimi i bashkëpunimit të ndërsjelltë, në fushën e hulumtimit, grumbullimit, përpunimit, regjistrimit, ruatjes dhe promovimit të materialit arkivor të rëndësishme për historinë e bankës qëndrore, për situatën financiare, për zhvillimin e bankave dhe ekonominë në vendin tonë.
Bashkëpunimi do të realizohet përmes hulumtimit dhe digjitalizimit të materialit arkivor që kanë të bëjnë me bankat dhe organizatat bankare, domethënëse për zhvillimin ekonimik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, organizimi i përbashkët i ekspozitave dhe aktiviteteve të tjera në fushën e hulumtimit shkencor dhe arsimit, publikimi i botimeve të përbashkëta të botuara nga palët nënshkruese, si dhe organizimi dhe realizimi i përbashkët i punës hulumtuese shkencre në institucionet arkivore jashtë vendit, regjishtrimin dhe digjitalizimin e materialit arkivor të rëndësishëm për zhvillimin tonë ekonomik
Ky memorandum u nënshkrua nga drejtori i Arkivit Shtetëror dr. Emil Kresteski dhe guvernatorja e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dr. Anita Anellovska Bezoska.