Zëvendës drejtori i Arkivit Shtetëror, prof. dr. Muzafer Bislimi sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme zhvilloi një takim pune me ministrin e punëve të jashtme dr. Bujar Osmani, në takim u shkëmbyen ide dhe iniciativa konkrete për bashkëpunim ndërintitucional ku dhe zëvendës drejtori Bislimi e njoftoi ministrin Osmani për bashkëpunimin e frytshëm ndërkombëtar të Arkivit. Duke prezantuar veprimtarinë e pasur botuese dhe punën kërkimore- shkencore të Arkivit, zëvendës drejtori i dhuroi botime arkivore mikpritësit.
Në periudhën e ardhëshme, ministri Osmani do të vizitojë Arkivin Shtetëror për t'u njohur plotësisht me veprimtarinë e tij si institucion merëndësi të madhe për shoqërinë dh shtetin.
