Poster_BeyondYesterday

EKSPOZITA ,,BEYOND YESTERDAY,, DO TË PROMOVOHET NË MALLA STANICA

Më 1 tetor 2025 (e mërkurë), në IK Galerinë Kombëtare Malla Stanica do të hapet zyrtarisht ekspozita ,,Beyond yesterday,, një vepër arti e antropologut dhe profesorit të njohur në Universitetin e Bukureshtit, Rumani, dr. Katalin D. Konstantin. Ambasada e Rumanisë dhe Arkivi Shtetëror i Republikës së Maqedonisë së Veriut janë organizatorët e këtij eventi në kuadër të festimit të 30 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë. Të gjithë qytetarët do të kenë mundësinë ta shohin ekspozitën deri në fund të tetorit. Informacione të hollësishme rreth biografisë së autorit dhe ekspozitës janë të disponueshme në linkun e mëposhtëm: www.beyondyesterday.org

Poster BeyondYesterday

Postimet e fundit