c844b107-05ea-43a3-8588-38d7e98ed321

Takim me Ambasadoren e Izraelit në Degën Rajonale të Arkivit Shtetëror në Manastir

Dje, në Degën Rajonale të Arkivit Shtetëror në Manastir (Bitola), drejtori i Arkivit Shtetëror, z. Dimitar Bogeski, magjistër, zhvilloi një takim me Ambasadoren e Izraelit, Shkëlqesinë e Saj, znj. Vivien Aisen. Gjatë takimit u shqyrtuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fushën e veprimtarisë arkivore.

Një theks i veçantë iu kushtua materialeve arkivore që dëshmojnë praninë e pasur historike dhe rolin e rëndësishëm të komuniteteve hebraike në Manastir (Bitola), si dhe jetës dhe veprimtarisë së familjeve hebraike që për shekuj me radhë kanë qenë pjesë përbërëse e qytetit. Në kuadër të vizitës u prezantuan fotografi nga fondi arkivor „Vëllezërit Manaki“, si dhe pergamena dhe dokumente të tjera me vlerë nga fondi „Koleksioni i Hebrenjve të Manastirit“. Prezantimin e materialeve arkivore e realizuan udhëheqësi i Degës Rajonale të Arkivit Shtetëror në Manastir (Bitola), Goce Stojanovski, dhe Dimitar Gjorgjievski.

Takimi konfirmoi angazhimin e përbashkët për avancimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, si dhe për ruajtjen, studimin dhe promovimin e trashëgimisë arkivore.

Postimet e fundit