Me rastin e 21 Dhjetorit – Ditës së Mësimdhënies në Gjuhën Turke, drejtori i Arkivit Shtetëror, mr. Dimitar Bogeski, u dërgon urime të përzemërta të gjithë mësimdhënësve, nxënësve dhe punonjësve të arsimit.
Kjo ditë është simbol i respektimit të diversitetit gjuhësor dhe kulturor, si dhe i rëndësisë së arsimit në gjuhën amtare.
Arkivi Shtetëror, si institucion që ruan trashëgiminë dokumentare të shtetit, posedon dhe mbron një fond të rëndësishëm dokumentesh arkivore në gjuhën turke nga periudha osmane, të cilat përfaqësojnë një vlerë të përhershme për shkencën, kulturën dhe arsim
Arkivi Shtetëror mbetet i përkushtuar ndaj kultivimit të vlerave multikulturore dhe sigurimit të qasjes së barabartë në dije.

