1

Takim pune me Shoqërinë Korale të Muzikës „Koço Racin“

Drejtori i Arkivit Shtetëror, z. Dimitar Bogeski, zhvilloi një takim pune me kryetaren e Shoqërisë Korale të Muzikës „Koço Racin“, znj. Violeta Naumovska, si dhe me koristen Suzana Stamboliska.

Biseda u përqendrua në mundësitë për partneritet të ardhshëm, lidhjen e trashëgimisë kulturore arkivore me traditën korale dhe muzikore, si dhe në iniciimin e projekteve dhe aktiviteteve të përbashkëta me interes publik

Takimi u zhvillua në një atmosferë të këndshme dhe produktive, me një përcaktim të qartë të përbashkët për avancimin e shkëmbimit kulturor dhe afirmimin e vlerave që e pasurojnë shoqërinë.

1

Postimet e fundit