CIA2logo

Arkivi shtetëror i Republikës së Maqedonisë së Veriut botoi veprën ‘’Maqedonia në dokumentet e CIA-s’’, Vëllimi II, përzgjedhje dhe redaksi Aleksandar Stojçev

‘’Maqedonia në dokumentet e CIA-s’’ paraqet studim dhe përzgjedhje të dokumenteve të deklasifikuara me rëndësi të veçantë të shërbimeve të intelegjencës së SHBA-së për Maqedoninë, të cilat gjenden në Agjencinë Qendrore të Intelegjencës (CIA), dhe janë botuar në faqen e saj të internetit: https://www.cia.gov/library/readingroom/. Redaktori pati mundësinë të kryejë hulumtime fillestare të dokumenteve të pabotuara që kanë të bëjnë me historinë e Maqedonisë, të cilat janë të depozituara në Arkivin Kombëtar të SHBA dhe Bibliotekën e Kongresit në Uashington si dhe në Institutin e Historisë Ushtarake të Ushtrisë Amerikane në Karlisl, Pensilvani.

Vëllimi i dytë përfshin dokumente nga viti 1951 kur u nënshkrua Marrëveshja për ndihmë ushtarake mes qeverive të Republikës Federale Popullore të Jugosllavisë dhe SHBA-së si moment kthyes për përmirësim të marrëdhënieve mes dy shteteve, gjatë viteve të Luftës së Ftohtë përmes shpërbërjes së RSFJ-së dhe pavarësimi I Republikës së Maqedonisë në vitin 1991 duke përfshirë implikimet e lutfës në Bosnje dhe Hercegovinë mbi situatën në Republikën e Maqedonisë dhe atentatin ndaj Presidentit Kiro Gligorov në vitin 1995.

Në vëllimin e dytë të botimit janë botuar gjithësej 175 dokumente me numër në vazhdimësi të numërimit nga vëllimi i parë, kështu që dokumenti iparë në vëllimin e dytë fillon nga numri rendor 1 deri në numrin 175.Dokumentet janë të rregulluara në mënyrë kronologjike, me forma dhe përmbajtje të ndryshme, të cilat publikut i mundësojnë të fitojë njohuri dhe të kryej shikim në mënyrën dhe metodat e funksionimit të CIA-s, e cila ende nga formimi i saj ka pasur interes për të vepruar në Maqedoni. Interes primar në përzgjedhjen e dokumenteve për këtë botim është përmendja e Maqedonisë dhe Maqedonasve në hulumtimet dhe analitat, raportet e inteligjencës, raportet informative, raportet special, vlerësimet dhe shënimet, gazetat, memorandumet dhe rishikimet ditore dhe javore të burimeve të hapura dhe dokumentet tjera të CIA-s, shpesh të renditura edhe si më të besueshme gjegjësisht sekret i lartë (TOP SECRET).

Përveç dimenzioneve politike të çështjes maqedonase, botimi përmban edhe dokumente në të cilat janë të përpunuara çështja për Kishën ortodokse Maqedonase, për gjuhën maqedonase, ndërtimin e infrastrukturës së trafikut, kapacitetet ushtarake dhe policore, aktivitetet e Drejtorisë për siguri shtetërore, renditjen luftarake të njësive ushtarake, objektet luftarake, aeroporte, xeheroret për uranium dhe lëndë tjera të vlefshme, zhvillimi i bujqësisë maqedonase, ekonomia, ndërtimi i fabrikave dhe elektranave, zhvillimi i përgjithshëm i ekonomisë, karakteristikat demografike dhe etnografike, hulumtimet gjeografike, komunat në Republikën Popullore të Maqedonisë dhe personat zyrtarë nga udhëheqësitë politike dhe komiteteve, aktivitetet e Partisë Komuniste të Maqedonisë/Aleancës komuniste të Maqedonisë, aktivitetet e Organizatës së brendshme revolucionare maqedonase, çështjet për emigracionin maqedonas, sindikatat, shoqatat e pensionistëve, radioamaterët dhe klubet e aviacionit, burgjet dhe sistemi gjyqsor, aktivitetet e Kuvendit të Maqedonisë, statusi i grave në shoqëri dhe segmente tjera në ekzekutiv, ligjvënës dhe gjyqësor. Jo më pak interesante dhe të rëndësishme për CIA-n ishin edhe të dhënat për kushtet atmosferike në periudha të caktuara si dhe monitorimi i hulumtimeve shkencore dhe publikimet që ishin lëndë interesi për agjentët e CIA-s.

Dokumentet që i publikojmë në faksimil janë të dhëna burimore me etiketim të faqes së internetit në të cilën janë të disponueshme në arkivin elektronik të CIA-s dhe datën e kontrollimit të fundit. Dokumentet kërkimore nga arkivi i CIA-s përfaqësojnë material të rëndësishëm për shkencën historike maqedonase dhe argument veçanërisht i rëndësishëm shkencor për menaxhim me sfidat në politikën e jashtme. Duke pasur parasysh rëndësinë e dëshmive të shërbimeve inteligjente amerikane për Maqedonasit, i publikojmë dokumentet në facsimile me përkthim dhe komentim në gjuhë maqedonase në botimin dy vëllimësh ‘’Maqedonia në dokumentet e CIA-s’’

Postimet e fundit